Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet tifozja e Partizanit që humbi ndjenjat: Orët e tmerrit në spital

2016/10/31 at 10:30 AM
në Aktualitet, Sociale, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO/ Dhunë në Elbasan Arena, tifozët përplasen me policinë

Trevisa Tufa, tifozja që humbi ndjenjat dje në stadiumin e Elbasanit, është tronditur dy herë nga forcat e policisë. Nuk ka mjaftuar vetëm tensioni që shkaktuan forcat e policisë në stadium, por më pas e kanë “terrorizuar” sërish në ambientet e spitalit, ndërkohë që ajo ende nuk e kishte marrë veten mirë.


Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ajo rrëfen incidentin dhe më pas orët e sikletshme që iu desh të kalonte në spital. “Më vjen keq ta them, por policët më sëmurën më tepër në spital, sesa vetë incidenti që përjetova në stadium”, tregon tifozja e Partizanit.

Trevisa, çfarë ndodhi në stadium?

Pashë tifozë që ishin duke u ngjeshur drejt radhëve tona. Nuk e kuptova se përse një moment policët hynë brenda në stadium dhe nisën të ushtronin dhunë. Në fillim as që arrita ta kuptoj se çfarë po ndodhte, sepse shikoja vetëm tifozë që vinin drejt nesh. Unë isha me babanë në krah dhe për një moment u merakosa edhe për të.

Po më pas çfarë ndodhi që humbët ndjenjat?

Nuk e mbaj mend. Nuk e di nëse kjo më ndodhi prej shqetësimit apo sikletit që përjetova, apo se dikush më goditi. Nuk mbaj mend asgjë të them të drejtën.

tifozja

As momentin kur ju zbritën në fushë?

Asgjë.

Po në pjesën e parë, a ndodhi ndonjë gjë, a pati ndonjë përplasje mes policisë dhe tifozëve ku ndodheshit ju?

Jo, fare, absolutisht asgjë. Gjithçka po shkonte normalisht. Tifozët ishin duke u sjellë në mënyrë korrekte dhe ishte aty për të mbështetur skuadrën në një ndeshje shumë të rëndësishme.

Por kur shkuat në spital, çfarë ndodhi?

Sapo nisa të marr veten dhe të kuptoja pak nga pak se çfarë kishte ndodhur. Por nuk zgjati shumë dhe erdhën policët duke ngritur zërin e duke bërtitur në kupë të qiellit. Aty u sëmura më keq pastaj.

Pse bërtisnin policët, çfarë kërkonin nga ju?

Nisën të debatojnë me babanë tim. Ai po u thoshte se si ka mundësi që policia sillet kaq keq në stadium, por ata nisën t’i hakërrehen dhe të ngrenë zërin.

Sa policë ishin?

Në fillim erdhi vetëm një me uniformë. Pasi iku ai dhe mori deponimin, erdhën dy të tjerë, njëra ishte vajzë. Pastaj më pas erdhën dy civilë.

Gjatë gjithë kohës pati debat?

Në një pjesë të mirë të kohës po. Ishte skandaloze sjellja e tyre…

trevisa14-470x313

Mbani mend që afër jush të ketë hedhur dikush gaz lotsjellës dhe të ketë ndikuar ai për keq?

Jo, nuk pata asnjë kontakt me gazin. Thjesht ndoshta për shkak të ngjeshjes së turmës aty, apo nuk e si se çfarë mund të ketë ndodhur tjetër, por nuk kam pasur probleme me gazin.

Familjarët tuaj a janë më të qetë tani që ju po dilni nga spitali?

Po, por u alarmuan pa masë për një gjë që nuk duhej të ndodhte kurrsesi. Erdhi gjithë familja në Elbasan sepse u shqetësuan pa masë, ndërkohë që isha thjesht një vajzë me babanë e saj që kisha ardhur të shihja ndeshjen e skuadrës sime. Vetëm kaq. Nuk e kuptoj se përse policia duhej të sillej ashtu.

Partizanin e sheh në çdo ndeshje?

Po, të gjitha ndeshjet sigurisht.

Të ka ndodhur ndonjëherë si ky rast?

Jo, jo.

Po pas kësaj që ndodhi do shkosh më në stadium?

Sigurisht, do shkoj sërish në stadium.

Tani si ndjehesh dhe a je gati për ndeshjen e radhës?

Tani jam më mirë. Po, po gati për ndeshjen e radhës.

Me kë e ka Partizani?

Me Lufëtarin. Të shohim ku do e luajnë se nuk kanë stadium ata (Luftëtari).

VLADIMIR MEMA/panoramasport

Etiketa: Partizanitifozja


Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Para
“Dua 500 euro, ose publikoj videon ku ti pije drogë”

Avokati denoncon: Më kanë kërcënuar, tregon emrin

Video/ Ermal Mamaqi tregon si arriti të bëhet i famshëm dhe i pasur

Video/ Ermal Mamaqi tregon si arriti të bëhet i famshëm dhe i pasur

Test/ Zbuloni se sa xheloz jeni

Test/ Zbuloni se sa xheloz jeni
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}