Burimi anonim që qëndron prapa rrjedhjeve të letrave të Panamasë ka folur për herë të parë, duke u ofruar ndihmë autoriteteve ligjore që të bëjnë persekutime në shkëmbim të imunitetit.
BBC shkruan se, në një komunikatë për media prej një mijë e 800 fjalëve, “John Doe” zbulon se ai nuk ka punuar kurrë për ndonjë agjenci të spiunimit apo qeveri, transmeton express.
Ai fillon komunikatën e vet duke iu referuar “barazisë në të ardhurave” si film.
Letrat e Panamasë kanë zbuluar se disa njerëz të pasur i përdorin firmat jashtë shtetit për t’iu shmangur tatimeve dhe sanksioneve.
Letrat i takojnë firmës ligjore “Mosscak Fonesca”, e cila mohon të këtë bërë ndonjë të keqe, dhe thotë se është viktimë e hakërimit.
Letrat ishin hetuar nga qindra gazetarë hetues, përfshirë edhe ata të BBC-së, të cilët kanë punuar fshehurazi me Partneritetin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hetues për muaj të tërë.
Edhe pse emri “John Doe” përdoret, gjinia e burimit nuk është bërë e ditur.