Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet motra e Rei Manaj për foto nudo: janë shpifje, turp  

2016/03/12 at 9:05 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Flet motra e Rei Manaj për foto nudo: janë shpifje, turp  

Ka mjaftuar një foto që të nervozojë dhe shqetësojë për një moment sulmuesin shqiptar të Interit, Rei Manaj, dhe familjen e tij.

Si fillim ajo u postua në profilin zyrtar në “Instagram”, ku pretendohej të ishte ai në një vaskë së bashku me një tjetër futbollist, shokun e tij të ngushtë. Më pas, bëri dhe xhiron e internetit në rrjetet sociale e portale të ndryshme online.

 

Alvi Manaj, motra e madhe e Reit, rrëfen për “Panorama Sport” momentet e reagimit të familjes dhe të vëllait pas postimit të fotos.

Si e përjetuat momentin kur patë foton që po qarkullonte në rrjetet sociale?

U inatosa, u ndjeva shumë e indinjuar! Direkt mendova për Rein dhe prindërit e mi. E vetmja gjë që doja, ishte të ndodhesha pranë tyre. Ne jemi njerëz të drejtë e të pastër që shohim punën tonë dhe jo të të tjerëve. Kjo që ndodhi, ishte vërtet diçka e ulët. Ende s’e kuptoj se si mund të vjedhësh profilin e dikujt tjetër, të postosh një foto të tillë dhe më pas t’i bësh po vetë “print screen”, duke e përdorur si lajm me “bujë” për të marrë disa klikime (qindarka)?! Realisht ishte një gjest i ulët, të cilin nuk mund t’ia bësh askujt e jo më Reit, i cili nuk ka asgjë kundër askujt, përkundrazi, përpiqet që të japë maksimumin dhe e shfaq kudo dashurinë për Shqipërinë. Ndërsa po vetë atdhetarët e tij, disa persona kuptohet, t’i bëjnë një gjë të tillë, për inat apo ku di unë, në të vërtetë është turp! S’e kuptoj përse duhet të arrijnë deri aty dhe të hedhin baltë mbi kurrizin e një djali 19-vjeçar, i cili punon me vullnet dhe pasion tepër të madh për të arritur sa më lart. Të vjen shumë inat, edhe turp njëkohësisht!

Rei me të dashurën

Po Rei si reagoi?

Unë dhe Rei jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ai flet me mua hapur për çdo gjë. Sigurisht më telefonoi direkt dhe e ndjeva që diçka kishte ndodhur. Ndodhesha diku dhe për një çast i harrova të gjitha, u nisa për në shtëpi, ndërkohë që flisja me atë. Normalisht ishte i mërzitur dhe nervoz. Më tha që të qetësohesha, ndërsa po më shpjegonte situatën. U preka pa masë. Reagova shumë keq, por më pas mendova se me rëndësi ishte që t’i qëndroja pranë atij dhe ta qetësoja. Ai ka shumë besim tek unë dhe më dëgjon. I thashë që të mos mërzitej dhe se do të rregullohej gjithçka, ta kalonte me pozitivitet dhe të diskutonte me prindërit. Edhe pse gjëja e fundit që do dëshiroja ishte që prindërit e mi të mos e merrnin vesh, të mos përfshiheshin fare. Tjetër gjë i thashë Reit dhe tjetër gjë bëja vetë. Brenda vetes ndihesha shumë e irrituar me këta njerëz që i bënë diçka të tillë, më erdhi keq për ta dhe veprimet e tyre.

 

e dashura e reit

Çfarë i sugjeruat?


Të ruante qetësinë, të mos u kushtojë rëndësi aspak banaliteteve të tilla. Rei është i ri akoma dhe impulsiv si çdo moshatar i tij kur i bëhen padrejtësi. Në këtë rast, ai ka reaguar me pak nxitim sepse është ndier i irrituar. Por me rëndësi është që pasi komunikoi me ne, mua, babin dhe mamin e kaloi atë ndjesinë jo të mirë që kishte në momentin që pa foton. Është i ri dhe akoma ka shumë për të mësuar. Njerëzit nuk janë ashtu siç duken, por ky është leksion për të. Rëndësi ka që ai t’ua ulë hundën atyre që përpiqen ta dëmtojnë dhe mërzisin me shpifje të tilla, duke e treguar veten në fushë sa herë që i jepet rasti. Vetëm kjo ka rëndësi për ne, të shohim mirë njëri–tjetrin dhe të kemi harmoni në familje.

Po e dashura e tij si e përjetoi?

Nuk kam folur me të. Ndoshta ajo s’di asgjë ose mund t’ia ketë shpjeguar Rei situatën. Ajo është një vajzë shumë e ëmbël dhe e dashur. Me siguri, duke e njohur, e di që i ka qëndruar pranë dhe është munduar ta qetësojë.

A u shqetësua familja për lajmin që nisi të qarkullonte në rrjetet sociale?

Unë e di që ata janë prekur. Ama, si çdo prind, nuk duan të shohin fëmijët e tyre të mërzitur për banalitete të tilla. Ne e njohim Rein dhe kjo është e rëndësishme. Sigurisht që u shqetësuan, sepse Rei ishte mërzitur disi dhe nuk bëhet shaka me gjëra të tilla. Mami dhe babi na kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe na kanë mbështetur për çdo situatë. Gjithmonë na kanë ushqyer me dashuri. Nuk fitohet asgjë me urrejtje apo inate të brendshme, këtë e kanë vetëm njerëzit e liq, ata që përpiqen të dëmtojnë imazhin e njerëzve punëtorë dhe pozitivë. Nuk kanë arsye që të mërziten për banalitete apo shpifje të tilla. Rei kishte reaguar përmes një statusi në “Instagram”.

e dashura e reittt

Çfarë ka dashur të thotë me «nuk do ta lë me kaq»?

Ka qenë i inatosur dhe ndoshta është nxituar me atë status. Nuk i vë faj, pasi nuk është hera e parë që përpiqen ta dëmtojnë imazhin e tij duke trilluar lloj-lloj histori të ndryshme. Ai ka toleruar gjithmonë, por këtë herë e tepruan. Bëhet fjalë për jetën e një djali që punon me shumë vullnet dhe ambicie. Me siguri është ndier i ofenduar dhe shumë i shqetësuar nga reagimi i prindërve, duke qenë që si unë dhe ai mundohemi të mos i mërzisim kurrë dhe të kenë vetëm respekt, krenari e dashuri prej nesh. Nuk mendoja se kishte njerëz kaq të liq e ziliqarë. Turp!rei alvi manajSi i ka raportet me homoseksualët dhe a është paragjykues Manaj për ata?

Jo aspak! Ne kemi mentalitet të hapur, jemi rritur në Itali ku ka njerëz të çdo ngjyre, feje dhe orientimi seksual. Secili është i lirë të vendosë për jetën e vet, pavarësisht se ne jemi shumë besimtarë. Prindërit na kanë edukuar që familja përbëhet nga një nënë dhe një baba dhe fëmijët. Pra e kemi të pamundur që ta shohim familjen të përbërë nga dy meshkuj ose dy femra. Por e drejta për të zgjedhur dhe jetuar jetën është e lirë, ndaj nuk kemi pse të jemi paragjykues. Më vjen për të qeshur që njerëzit besojnë broçkulla të tilla në lidhje me Rein, siç ishte fotoja e marrë nga interneti e postuar në profilin e hakuar të tij. Realisht është një budallallëk të mendosh diçka të tillë. / Panorama Sport



Ju sugjerojmë

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
Para
Përmeti, qyteti i vetëm shqiptar me zero përqind krime

Përmeti, qyteti i vetëm shqiptar me zero përqind krime

Tronditet Bashkimi Europian, Franca kërkon të dalë nga Europa e Bashkuar 

Tronditet Bashkimi Europian, Franca kërkon të dalë nga Europa e Bashkuar 

Robert Berisha nis karrierën si këngëtar

Robert Berisha nis karrierën si këngëtar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
13 Korrik, 2026

27 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur, tetë prej tyre në gjendje kritike, pasi një...

Lexo më shumë

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
13 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla, nuk i kurseu ironitë ndaj Partisë Demokratike. Ai u shpreh se arsyeja...

Lexo më shumë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
13 Korrik, 2026

Është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat...

Lexo më shumë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
13 Korrik, 2026

Gjatë diskutimit për raportin e KQZ për vitin 2025, Damian Gjiknuri tha se votimi elektronik është instrument për të cilin qeveria është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}