Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet meteorologia, përse po bën kaq nxehtë në shtator

2018/09/21 at 9:23 AM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Flet meteorologia, përse po bën kaq nxehtë në shtator

Koha vazhdon të jetë e ngrohtë dhe me temperatura të larta, dhe pse jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës.


Në një intervistë për Opinion.al,  sinoptikanja e Meteoalb, Tania Porja, na njeh me parashikimet e motit për ditët në vijim, dhe arsyet që fshihen pas këtij shtatori të nxehtë, duke na zbuluar më shumë për situatën aktuale metereologjike në vend, por dhe më gjerë.

Si parashikohet moti për ditët në vijim?

Sot por edhe fundjava do të mbeten në kushtet e motit të kthjellët me vranësira kalimtare të cilat nuk do të mund të gjenerojnë shira; përjashtuar vranësira lokale të cilat rrezikojnë stuhi afatshkurtra në zona të izoluara. Temperaturat do të mbeten të larta deri pasditen e  së hënës kur do të ketë një rënie të lehtë dhe më pas e marta dhe e gjithë java që vjen sjell rënie të theksuar të vlerave termike si në mëngjes edhe në orët e mesditës.

Në fakt, e hëna dhe në vijim paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme por mundësia për shira shfaqet të martë dhe të mërkurën por jo në të gjithë territorin dhe, e shoqëruar kjo me rënien e temperaturave në territor, shfaqet mundësia për reshje dëbore në majat e maleve. Temperaturat të mërkurën dhe të enjte në zona të vecanta do të ulen deri në 0°C ndërsa maksimumet në rang territori do të shënojnë 25 – 26°C.

A është normale të kemi një shtator kaq të nxehtë?

Sigurisht që nuk është normale që shtatori të jetë kaq i nxehtë. Në kushte normale shtatori duhet të ishte mesatarisht 6°C më i freskët dhe me prezencë të shirave në të gjithë territorin. Madje, duke marrë në konsideratë edhe faktin që gushti u paraqet i nxehtë dhe i thatë do të duhej që shtatori të shoqërohej edhe me stuhi me rrebeshe të cilat janë tipikë të klimës Mesdhetare, pas stinës së nxehtë të verës.

Kjo situatë paraqitet vetëm në Europë apo edhe më gjerë?

Në Europë, pranvera dhe vera rezultojnë jashtë tipareve normale për shumë rajone të kontinentit. Mund të kujtojmë pranverën e nxehtë në Ishujt Britanikë, Skandinavi dhe pjesën më të madhe të Europës Qendrore ndërsa krejt e kundërta është vrojtuar në Juglindje të Europës dhe në Ballkan ku pranvera erdhi e freskët dhe me shumë shira. Megjithatë, për një tablo të plotë globale në lidhje me anomalitë e motit do të duhej një analizë më e detajuar, sipas brezave klimatikë.

A mos kemi të bëjmë me një ndërrim të stinëve?

Jo, nuk flitet për ndërrim të stinëve, pasi ndryshimi i klimës në një rajon të caktuar apo në rang kontinenti do të kërkonte qindra vite të ndodhë. Por, sigurisht që ka ndërhyrje të stinëve tek njëra – tjetra, janë vrojtuar edhe në të shkuarën, kryesisht në 2 dekadat e fundit. Por është i freskët rasti i stinës së verës 2018, e cila erdhi me vonëse pasi qershori u paraqit i freskët dhe me shira ndërkohë që i nxehti gjatë korrikut nuk ka qenë i pa suportueshëm duke qenë se nuk është kapërcyer vlera 38°C. Ndërsa vetëm në muajin gusht, është ndjerë i nxehti Afrikan por edhe në këtë rast nuk është shënuar temperatura 40°C.

Mund të themi se po ndryshon klima ne raport me stinët?

Gjatë viteve të fundit, shpeshherë stinët vijnë me tipare të tjetërsuara. Vihet re një zgjatje e verës përtej gushtit si dhe vonesë në ardhjen e shirave të vjeshtës. Ka plot vite ku shirat bëhen prezent vetëm në nëntor apo edhe raste kur shirat kanë munguar gjatë vjeshtës por edhe gjatë dimrit. Edhe vlerat termike, në shumë raste nuk i qëndrojnë besnike stinës së cilës i përkasin; ka patur dhjetor por edhe muaj janar dhe shkurt shumë të të ngrohtë se normaliteti i tyre.

A ndikon ndonjë valë e nxehti nga jashtë në situatën aktuale?

Aktualisht, i nxehti që nga gushti por që ka vijuar edhe gjatë shtatorit, është pasojë e një aktivizimi të lehtë të fenomenit El Ninjo. Prezenca e tij bën që moti të jetë i nxehtë por aktualisht, El Ninjo ka vetm një aktivizim të lehtë dhe nëse do të vijojë të jetë prezent edhe për muajt që vijojnë, atëherë temperaturat e vjeshtës por edhe të dimrit do të jenë më të lartra se vlerat tipike që këto muaj kanë regjistruar ndër vite.

 Si parashikohen muajt në vazhdim?

Parashikohet që deri në fund të vitit, temperaturat të jenë më të larta se vlerat tipike të muajve respektivë. Dhe nëse fenomeni El Ninjo do të mbetet prezent për tre muajt e fundit apo do të fuqizohet, kjo do të sillte një spostim të reshjeve në fund të dimrit dhe gjatë pranverës, rast i ngjashëm me vitin 2017./Opinion.al

Intervistoi: Elida Marvataj

 

Etiketa: Motishtatortania porja


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet
Life Style

Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet

15 Nëntor, 2025 4:27 pm
Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
Life Style

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

12 Nëntor, 2025 1:00 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Para
Marina Vjollcën siç nuk e keni parë kurrë sensuale në perëndimin e diellit

Marina Vjollcën siç nuk e keni parë kurrë sensuale në perëndimin e diellit

Emina Çunmulaj, në tetor në Shqipëri, ja çfarë misioni ka marrë përsipër

Emina Çunmulaj, në tetor në Shqipëri, ja çfarë misioni ka marrë përsipër

Bylykbashi: Nuk jemi tërhequr nga votimi elektronik

Bylykbashi për Teatrin: Presidenti ta ndalë këtë kërmë antikushtetuese‎!
















TE FUNDIT

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com