Bota

Flet fqinji i familjes që humbi vajzën në Bosnjë: Elmira doli nga dhoma kur…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 23/04/22 |
Opi Nion

Ibrahim Cerkez, fqinji i 28-vjeçares Elmira Sefo që humbi jetën pas tërmetit në Bosnje-Hercegovinë ka folur për mediat. Ai tha se e ëma e vajzës ka telefonuar dhe u ka thënë “na ndihmoni”.

“Aksident. Tragjedi. Çfarë të them. Kam mbetur i shokuar”-tha Ibrahim Cerkez, fqinji i familjes Sefo, të cilit mbrëmë iu ka vdekur vajza Elmira.

“Shtëpia e tyre është me ndërtim të mirë, por guri ka rënë nga një kodër aty pranë… Po të mos ishte kështu… Nëna e saj i thirri djalit tim, “na ndihmo, guri është në korridorin tonë”. Elmira doli nga dhoma në korridor në momentin kur guri duhet të ketë rënë. Me djalin mezi e ngritëm gurin – ka thënë Cerkez për median boshnjake “Avaz”.

Mbrëmjen e djeshme tërmeti i fuqishëm shkundi Bosnjë-Hercekovinën, lëkundjet e të cilit u ndjenë thuajse në gjithë Ballkanin./Opinion.al

Pas