Aktualitet

Bordi vendos çmimet e reja, sa do shiten nafta, benzina dhe gazi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 23/04/22 |
Opi Nion

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të kaburanteve. Sipas vendimit të marrë, çmimi me pakicë i naftës do të jetë  232 lekë litri. Ndërsa çmimi tavan për benzinën ka shkuar në 212 lekë për litër nga 211 që ishte.  Uljen më të ndjeshme e ka pësuar gazi i lëngshëm për automjetet i cili për herë të parë është ulur me 11 lekë. Nga 115 lekë litri që ishte, gazi në pikat e karburanteve do të tregtohet me 104 lekë litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi ditën e sotme ora 18.00. Çdo operator është i detytuar të zbatojë vendimin.

Njoftimi

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 23 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 220 Lekë/litri për gazoilin;
• 200 Lekë/litri për benzinën;
• 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 232 Lekë/litri për gazoilin;
• 212 Lekë/litri për benzinën;
• 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 23.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Pas