Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet Eduard Selami: Ç’më tha Berisha dhe pse besoj se do fitoj garën në PD

2017/07/06 at 1:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Incident në selinë blu, shoferi i deputetes së PD-së debaton me Eduart Selamin

Kandidati i vetëm përballë Bashën në garën për kryetarin e PD-së është Eduard Selami. Në një intervistë për gazetën panorama ai ka treguar se gara nuk ështe barbartë, por sërish beson se do ta besojë. Sakaq tregon edhe për një bisedë që ka patur me Berishën lidhur me këtë garë.


Ai shprehet se Basha është i avantazhuar si kryetar në detyrë që është. “Unë do të bëj të pamundurën në këtë garë, për më tepër që është një garë brenda familjes. Unë besoj tek ajo shprehja që “Një tokë e pluguar keq, është më mirë sesa një tokë e papluguar fare”, shprehet Selami.

Sipas tij, për shkak të humbjes në zgjedhje Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen. “Unë mendoj se po gabon, por është zgjedhja e tij. Në këtë pikë, ne duhet t’ua japim demokratëve mundësinë për të zgjedhur. Edhe garat e pabarabarta mund të fitohen. Forca e fushatës sime është modeli që unë do të ofroj”.

Lidhur me kërkesën që i ka bërë Patozi për tu tërhequr nga gara, Selami shprehet se “për atë që ai mendon se unë po përdorem dhe kjo është një garë false, mendoj se është e padrejtë. Nuk ka asnjë falsitet kur unë ofroj një alternativë më të mirë dhe për një lidership të ri, që jo vetëm PD-së, por edhe Shqipërisë i ka munguar”.

Ndërsa për rolin e Berishës në zgjedhjet e brendshme të PD, Selami shprehet se “Berisha, për mendimin tim, ka luajtur rolin pozitiv që ka kërkuar të ringrihemi së bashku. Këtë gjë kam kërkuar edhe unë, ndaj edhe mendoj se Berisha po luan një rol pozitiv. Ai më ka thënë se do të jetë neutral. Pavarësisht preferencës së tij, unë nuk kam për ta përdorur këtë si justifikim, pavarësisht sesi shkon gara”.
Më tej, Selami zbardh edhe bisedën që ka bërë së fundmi me Berishën. “Takimi u kërkua nga z. Berisha. Në fakt, unë kam komunikim të vazhdueshëm me të, por në rastin për të cilin po flasim takimi u kërkua prej tij. U diskutua për shqetësime të përbashkëta, duke mos hyrë në detaje për garën. Kemi diskutuar se si do të dalim më të fortë nga kjo humbje. Kur unë të jem kryetar, z. Berisha do të jetë një pjesë e rëndësishme e konsultimit tim me të. Por vendimet do të merren në mënyrë kolegjiale nga strukturat e PD, nga Këshilli Kombëtar”.

Ai e mbështet Berisha mënyrën se si ka ecur procesi?

Nuk hymë në detaje. Unë i shpreha shqetësimet e mia, të cilat i kam bërë edhe publike. Shqetësimet e mia janë të njëjta edhe me ato të një grupi tjetër që lidhen me kohën e shkurtër që kemi në dispozicion dhe faktit që kryetari duhet të jepte dorëheqjen.

Berisha i mirëkuptoi shqetësimet tuaja, të cilat përfaqësojnë edhe opinionin e shumë njerëzve të tjerë në PD?

Nuk mund të them që i mirëkuptoi këto shqetësime. Berisha beson se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes. Ndërkohë që unë e shoh ndryshe. Por kjo nuk mund të diskutohet tani, pasi atë e ka vendosur kryesia. Atë që thotë z. Patozi, që unë të tërheq kandidaturën, unë nuk e quaj rrugën e drejtë këtë. Por unë nuk e paragjykoj atë.
I frikësoheni një përçarjeje të brendshme që mund ta lërë partinë për shumë vite në opozitë?
Jo, unë nuk jam i frikësuar. Nuk shoh çarje, shoh mendime të ndryshme, por jo çarje. Baza me të cilën unë jam në kontakt nuk është e përçarë. Unë në platformën time do të vendos fraksionin si pjesë të partisë. Kjo është një pikë bashkëkohore që duhet të jetë në statutin e PD. Kur them që pranoj fraksione, nuk do të thotë që mendimi i tyre është dominant dhe mund të bëjnë bojkote brenda partisë.

Si i shikoni largimet nga Partia Demokratike?

Unë nuk quaj asnjë të larguar. Vetëm dikush që mund të vetëlargohet, se prezenca në listë nuk të largon nga partia. Çdokush kontribuon edhe duke mos qenë deputet. Ata që nuk janë pjesë e listave do të jenë aty, sepse janë vlera për PD. Unë, kur të jem kryetar i PD, do të dëgjoj prej tyre, do të mësoj prej tyre dhe do t’u kërkoj ndjesë e do të kërkoj të vijnë të gjithë ata që fatkeqësisht kanë rënë viktimë e autoritarizmit që kanë sunduar partinë. Do ta hapim partinë dhe do ta kthejmë në një shtëpi për të djathtën.



Ju sugjerojmë

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
Bota

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

6 Korrik, 2026 7:27 pm
Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen
Bota

Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen

6 Korrik, 2026 6:27 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë më afër nga sa e mendojnë njerëzit

6 Korrik, 2026 5:48 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
Bota

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

6 Korrik, 2026 4:25 pm
Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
Bota

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

6 Korrik, 2026 4:22 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
Para
Botev – Partizani nën masa të pazakonta sigurie, ndalohet alkoli dhe shishet plastike

Botev – Partizani nën masa të pazakonta sigurie, ndalohet alkoli dhe shishet plastike

E fundit/ Arrestohet djali i ish-bossit të Vefa-s, Artan Alimuçaj

E fundit/ Arrestohet djali i ish-bossit të Vefa-s, Artan Alimuçaj

Humb jetën pushuesi kosovar në Velipojë

Humb jetën pushuesi kosovar në Velipojë
















TE FUNDIT

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
6 Korrik, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas polemikave të krijuara rreth vendimit që i lejoi sulmuesit Folarin Balogun të...

Lexo më shumë

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
6 Korrik, 2026

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia...

Lexo më shumë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
6 Korrik, 2026

Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin...

Lexo më shumë

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}