InstaBIZ

Flet balerina e DWM: Nuk jam e lidhur me Veselin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:12 - 18/11/15 |
root

Alba Hoxha balerina e “Dance With Me”, ka përgënjeshtruar të gjitha thashethemet  në lidhje me konkurrentin e këtij spektakli Vesel Kurtishaj. 20 vjeçarja e cila është prej tre vitesh pjesë e “Albi Nako Dance”, thotë për Opinion. Al se mes tyre nuk ka marrëdhënie dashurie.

“Nuk kam lidhje me Veselin. Njerëzit keqkuptohen pasi ne kemi shumë kimi në skenë, por aspak në jetë. DWM është thjesht një show, ne nuk e ngatërrojmë punën me gjërat tona personale”, shprehet balerina simpatike.

Vesel Kurtishaj është gjithnjë në qendër të mediave, përsa i përket historive të tij rozë. Ai  i ka dhënë fund lidhjes së tij me Tean, vetëm pak kohë më parë.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas