Eurodeputeti Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE ka mbërritur këtë të martë në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare pas hartimit të raportit për vendin tonë.
Takimet e para Fleckenstein i ka nisur me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Donald Lu dhe atë të Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.
Duke dalë nga zyrat e delegacionit të BE në Tiranë, Fleckenstein iu përgjigj interesimit të medias për protestën e opozitës duke thënë se: “Protesta duket e qetë. Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do të negocioj”.
Gjatë ditës së sotme eurodeputeti do të takohet edhe me kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Meta.