Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në Nju Jork, Presidenti amerikan Joe Biden u kërkon të gjitha kombeve të riangazhohen për të mos lejuar përhapjen e armëve bërthamore.
“Pavarësisht se çfarë po ndodh tjetër në botë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndjekin masa kritike të kontrollit të armëve,” thotë ai. “Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë”-vijoi Biden.
Joe Biden dënoi edhe kërcënimet e Presidentit të Rusisë, Aleksandër Putin kundër Europës për konflikt bërthamor.
Ai përsërit se Rusia po bën kërcënime të papërgjegjshme për të përdorur armë bërthamore.