Deputetët e opozitës së re vazhdojnë të prodhojnë “perla” me fjalimet e tyre. Deputetja nga Partia Reforma Demokratike Majlinda Halilaj, e cila është në vendin e Lulzim
Bashës, ka mbajtur sot fjalën e saj në Kuvend. Ajo ka folur për “Korporatën e Investimeve”, por gjatë fjalimit ka bërë më shumë se 30 gabime.
Videon e fjalimit drejtuesi i emisionit Opinion e vendosi në studio për të ftuarit.
Fjalimi "brilant" i deputetes në Kuvend
Fjalimi "brilant" i deputetes në Kuvend
Posted by Opinion.al on Thursday, 17 October 2019
Iris Luarasi: Kjo është pjesa qesharake e politikës sonë…
Tomor Alizoti: Të lutem, nuk e komentoj dot fare
Blendi Fevziu: Ky është parlamenti i republikës së Shqipërisë që në vitin 2019 kërkon të bëhet anëtar i Bashkimit evropian, Nano kishe ndonjë vërejtje?
Robert Rakipllari: Fevziu e nxorri atë zonjën aty për të kuptuar se në çfarë derexheje jemi. Jemi në derexhenë që kemi atë deputeten aty. E kupton ku jemi katandisur./ Opinion.al