Bylis ka surpizuar të gjithë ditën e sotme në ndeshjen ndaj Kukësit në Kategorisë Superiore. Bylis ka mposhtur me përmbysje 2-1 Kukësin.
Limaj shënon për Kukësin në minutën e 15, por veriorët u kënaqën shumë shpejt me rezultatin. Barazimi vjen në minutën e 31 nga Hidi. Në minutën e 89 është Murataj ai që shënon golin e avantazhit duke i shtangur të gjithë.
Disfatë ka pësuar dhe Partizani, i cili u mund me rezultatin 1-0 nga skuadra e Laçit. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën ’61 nga Lushkja.
Performanca e Kukësit deh e Partizanit tregon se këto dy skuadra nuk janë në formën e duhur për të luftuar për titullin kampion./ Opinion.al E.Xh.