Kronikë

Përplasen tre makina në rrugën Peqin – Elbasan, plagosen katër persona


               Publikuar në : 18:41 - 15/09/19 |
Opi Nion

Tre automjete janë përfshirë ditën e sotme në një aksident në aksin e rrugës kombëtare Peqin – Elbasan.

Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur katër persona.

Në aksin e rrugës kombëtare Peqin – Elbasan gjatë një aksidenti të trefishtë janë plagosur 4 persona.

Bëhet me dije se një grua është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa plagë të lehta kanë marrë të tre drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident.

Të aksidentuarit u dërguan në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të ketë qenë një parakalim i gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve./ Opinion.al E.Xh.

Pas