Bota

Fitoi zgjedhjet në Francës, Macron: Do të jem President i të gjithëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:25 - 24/04/22 |
Opi Nion

Presidenti francez i rizgjedhur për një mandat tjetër 5-vjeçar, Emannuel Macron mbajti fjalimin e tij të fitores në podiumin e Kullës Eiffel.

Macron është shprehur se është i vetëdijshëm se disa e kanë votuar për të bllokuar të djathtën ekstreme.

Presidenti ka thënë se është duke menduar për ata që nuk e kanë votuar dhe ata që kanë votuar për Le Penin e tani janë të zhgënjyer.

“Prej tani e në vazhdim unë nuk jam kandidat i një kampi, jam president i të gjithëve. U them atyre që kanë votuar për të djathtën ekstreme që do të jetë përgjegjësi e imja dhe ekipit tim që të adresojmë shqetësimet e tyre”,-tha Macron./Opinion.al

Pas