Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Firmoset urdhër-arresti për Fredi Belerin

2023/05/12 at 11:25 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë

Është firmosur urdhër-arresti për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.


Ai u ndalua gjatë orëve të mbrëmjes nga policia, pasi akuzohet për shit-blerje të votave. Arrestimi i tij ka sill reagime të forta politike brenda dhe jashtë vendit.

Greqia ka kërkuar sqarime për arrestimin e Belerit, i cili së fundmi ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke lidhur me helenizimin e Himarës.

Së bashku me Belerin u ndaluan edhe 3 persona të tjerë që ndodheshin në ambientet e lokalit.

Të shoqëruar në komisariatin e Vlorës së bashku me Fredi Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër.

Shoqëruesi i Belerit, Pano Kokoveshi është vënë në pranga për korrupsion në zgjedhje në bashkëpunim. Ndërkohë, janë thirrur për t’u marrë në pyetje disa banorë të Himarës.

Ndalimi është bërë pak pas mesnate, rreth orës 00:15 nga policia teksa ishte në restorantin e tij. Beleri dhe 3 të tjerët janë dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës. Ai është marrë në pyetje në Komisariatin e Vlorës. Mësohet se ndalimi i Fredi Belerit është bërë pas një hetimi të prokurorisë së këtij qyteti, konkretisht i prokurorit Anton Pali, pasi kishte indicie për sa i përket veprimeve të Belerit dhe anëtarëve të stafit të tij. Është e paqartë ende nëse kanë qenë autoritetet e Vlorës që kanë bërë vëzhgime dhe përgjime sa i takon dyshimeve për shitblerje vote apo jo. E paqartë është gjithashtu nëse ka qenë prokuroria ajo që ka dhënë urdhrin për ndalimin. Belerit ende nuk i është komunikuar nëse do të jetë në arrest apo jo, për ta paraqitur më pas në gjykatë.

Në videon e publikuar në media, duket që Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit e arrestojnë. Në operacion kanë marrë pjesë Forcat ‘Shqiponja’ por edhe ato të FNSH. Në pamje duken 6-7 forca policie që i marrin me shpejtësi personat, ndoshta edhe për të shmangur ndonjë incident apo irritim me mbështetës të Belerit. Për momentin çështja po hetohet nga policia dhe prokuroria e  Vlorës. Nëse do të ketë elementë të korrupsionit në zgjedhje, për shitblerje të votës, çështja pritet që t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme SPAK në Tiranë.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2023/05/VID-20230512-WA0003.mp4

Mbrëmë pas mesnate, në ambientet para komisariatit të Himarës janë mbledhur një grup simpatizantësh, ndërkohë që ka qenë i pranishëm edhe Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, partia në koalicion me Berisha-Meta që e ka propozuar kandidatin Beleri. Në një prononcim për mediat Dule e ka quajtur sulm të pastër politik arrestimin e Fredi Belerit dhe bën thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen veprime të tilla. Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orkestruar enkas nga kryeministri Rama.



Ju sugjerojmë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
Politikë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

14 Korrik, 2026 12:27 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
Para
VIDEO/ Përplasja Spahos me Topçiun në Maliq: Shikoni këtë mashtrues që mbledh vota

VIDEO/ Përplasja Spahos me Topçiun në Maliq: Shikoni këtë mashtrues që mbledh vota

Arrestimi i Fredi Belerit, Berisha: Hakmarrje e verbër e Edi Ramës

Arrestimi i Fredi Belerit, Berisha: Hakmarrje e verbër e Edi Ramës

“Helenizimi i Himarës”, Berisha: Beleri ka folur për pronësinë e tokës

"Helenizimi i Himarës", Berisha: Beleri ka folur për pronësinë e tokës
















TE FUNDIT

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin
14 Korrik, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
14 Korrik, 2026

Deputeti i PD Bujar Leskaj ka reaguar publikisht kundër vendimit të Sali Berishës për të bojkotuar seancat plenare. Në seancën...

Lexo më shumë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
14 Korrik, 2026

Shqipëria hyn sot në Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku pritet mbyllja e përkohshme e tre kapitujve të...

Lexo më shumë

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
14 Korrik, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për postin e drejtuesit të Sekretariatit për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}