Kryesore

Financimi rus, Berisha thirrje Bashës: Dil trego, si shkuan dhe si udhëtuan



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:13 - 19/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje ish-kryedemokratit Lulzim Basha që të sqarojë publikisht çështjen e parave ruse që ka dyshime se janë përdorur për lobim.

Nga Puka, Berisha tha se Basha nuk ka diskutuar me asnjë person në PD për fondet ruse dhe se është një vendim personal i tij.

Sipas kryedemokratit, çështja e parave ruse është pikërisht dhe dosja që sipas tij, kryeministri Edi Rama mbajti peng Bashën dhe opozitën.

Sali Berisha: PD kaloi një situatë të pashembullt ndonjëherë, por sot është në këmbë, 7 korriku dëshmoi se është opozitë më e fortë se kurrë.

Tani del problemi i ish-kryetarit, që kam thënë se është peng i Ramës…. kjo situatë mori fund. Lidhur me financimin ju sqaroj ju se nuk ka një parti që të ketë kontribute historike më shumë se PD për lidhjen me perëndimin, SHBA, NATO, që të ketë punuar me efiçensë kundër interesave ruse, dëshmia më e thellë TAP. Në atë projekt Shqipëria, qeveria e PD ka luajtur një rol parësorë. Rusët kanë punuar kundër nesh, ne nuk pranojmë kurrë të flirtojmë me ta.

Del dokumenti, por çfarë bëri Rama? Më 3 mars të 2018 ky shkruan se ai i ka futur duart në xhepin rus dhe kjo punë do hetohet. Si e hetoi? E mori peng për zverku, në një akt të shëmtuar. Tani ne duhet të bashkohemi, por ata që patën mashtrimin më të vogël patën të qartë se kush e ka pasur në dorë Bashën, ndaj sot i themi, i cili e mohoi, tregoi një për një cila është e vërteta, nga  dolën 600 e ca mijë euro, si shkuan? Si udhëtuan? Se nuk është më Edi Rama t’i mbyllë gjërat. Sqaro për veten tende, akti ka qenë personal, si ka thënë asnjë njeriu në PD.

Pas