Aktualitet

“Financimet e dyshimta nga Rusia e Kina”, Tabaku flet pas takimit me Kim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:08 - 15/09/22 |
Opi Nion

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar në ambientet e KQZ, ku e pranishme ishte ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, deputeti i PS Damian Gjiknuri si dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se temë e diskutimit ishin financimet e dyshimta nga Rusia dhe Kina për partitë politike, por edhe për reformimin e forcave politike.

“U diskutua gjerësisht për nevojën për reformimin e partive politike, për financimin e partive politike, jo vetëm si kriter për procesin e integrimit evropian, por njëkohësisht si një element shumë i rëndësishëm për të bërë transparencë dhe për të qenë larg influenace nga Rusia, Kina dhe Irani”, theksoi ajo.

E pyetur nga gazetarët se a u diskutua për financimin  e PD nga Rusia me 500 mijë dollarë në vitin 2017, kohë kur drejtohej nga Lulzim Basha, Tabaku u përgjigj: Unë besoj se do ketë deklaratë nga ambasada për t’ju informuar.

Pas