Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Financial Times: Tirana, jo në gjendje të bind skeptikët. Problemet që ka

2019/06/16 at 3:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Financial Times: Tirana, jo në gjendje të bind skeptikët. Problemet që ka

Salla e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë është e mbushur me kuti kartoni dhe ora në mur është ndalur. “Kjo sallë gjyqi është kthyer në depo”, ankohet Ardian Dvorani, një nga gjyqtarët e kësaj Gjykate.


Puna e gjykatës është bllokuar për shkak se vetëm 2 prej 17 gjykatësve kanë ngelur në punë; z. Dvorani dhe një kolegu i tij. Të tjerët nuk kanë mundur dot që të kalojnë vettingun. Ky është një spastrim për të kënaqur një nga partnerët më të rëndësishëm, por ende të pakapshëm të Shqipërisë: BE.

“Asnjë vend tjetër në botë nuk ka bërë një reformë kaq të thellë drejtësie”, tha për Financial Times, Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri.

Pavarësisht se nga ky proces janë bllokuar 30 mijë dosje në Gjykatën e Lartë, përfshi këto edhe bashkëpunime me forcën e sigurisë kufitare të BE-së, ka qenë e mjaftueshme që Shqipëria të marrë rekomandimin për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

Komisioni Europian, ekzekutivi i BE në Bruksel, rekomandoi që blloku të fillojnë negociatat këtë vit. Por shtetet anëtare, të cilat kanë fjalën e fundit, po lëkunden mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe këtë javë kanë një takim kyç mbi këtë çështje.

Veçanërisht pasi BE zhvilloi zgjerimin e saj më të madh në 2004, duke sjellë 10 anëtarë të rinj, duke përfshirë shumë vende nga ish-blloku sovjetik, anëtarësimi është parë si një mënyrë për të zgjeruar ndikimin dhe vlerat e BE-së, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Por pakënaqësia me standardet e qeverisjes në shumë shtete të reja anëtare, ka çuar në lodhje për përfitimet e zgjerimit të BE. Tirana mund të mos jetë në gjendje të bindë shtete të tilla si Franca, Gjermania dhe Holanda për të nisur bisedimet deri në vjeshtë.

Përkrahësit e Shqipërisë thonë se vendi po bën reforma të dhimbshme dhe duhet të shpërblehet për këtë.

“Nëse ju shikoni Hungarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Poloninë ose anëtarët e tjerë të BE-së, kanë probleme me gjyqësorin. Do të kishte qenë më mirë sikur këto vende përpara anëtarësimit, t’i ishin nënshtruar një procesi të ngjashëm “tha një zyrtar i lartë i komisionit në Bruksel për Financial Times.

Që nga dalja në një nga diktaturat më të egra komuniste të Evropës, Shqipëria ka luftuar për të ndërtuar institucione të pavarura. Korrupsioni gjyqësor është i përhapur: një studim i UNDP-së i vitit 2017 zbuloi se më shumë se 70 përqind e shqiptarëve nuk besonin se sistemi i drejtësisë mbronte të drejtat e tyre.

“Shkuarja në Gjykatë në Shqipëri ishte sikur të shkosh në Sotheby (Agjenci ankandesh), ku vendimi do të shkojë te ofertuesi më i lartë”, tha Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës.

Nën presionin e ashpër nga Uashingtoni dhe Brukseli, Parlamenti shqiptar votoi njëzëri për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorët e vendit për integritetin e tyre, lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe rekordet profesionale. Nga 150 individë të vëzhguar, pothuajse 60 për qind janë pushuar nga puna ose kanë dhënë dorëheqjen. Ka qindra ende të tjerë për t’u ekzaminuar.

“Pavarësisht disa mangësive të sistemit, kjo është gjëja më e mirë që të ndodhë në Shqipëri për 20 vjet; është një sinjal shprese “, tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit Shqiptar për Studime Politike, i cili monitoron procesin e verifikimit.

Dvorani tha në mënyrë të paanshme se ai nuk ishte i befasuar nga numri i kolegëve të tij që kishin dhënë dorëheqje ose ishin larguar nga detyra. Shqipëria po bën lëshime të tjera për të bindur BE-në për të marrë ok për çeljen e bisedimeve për integrimin e vendit në BE.

Pranë fshatit juglindor të Kapshticës, në kufirin me Greqinë, komisari i policisë Emiljano Resulaj po punon me 50 oficerë europianë nga forca kufitare Frontex e BE-së, në përpjekje për të përmirësuar shqetësimet rreth trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.

Në autobusët në kufi, udhëtarëve iu kontrollohen dokumentet dhe bagazhet iu skanohen. “Policia shqiptare po punon kaq shumë; ne duam të hyjmë në BE dhe ne mund të provojmë se jemi në përputhje me standardet “, tha z. Resulaj. Në një raport të botuar në maj, Komisioni Europian vuri në dukje përparimin e rëndësishëm të Shqipërisë në luftimin e sasive të famshme të prodhimit të kanabisit dhe përpjekjeve të saj për të çmontuar organizatat kriminale.

Megjithatë, politika e brendshme paraqet një pamje jo tërheqëse për BE. Që nga shkurti, partitë e opozitës kanë bojkotuar Parlamentin dhe organizojnë protesta të dhunshme, duke pretenduar blerjen e votave dhe lidhjet me krimin e organizuar midis radhëve të Partisë Socialiste në pushtet.

Një ish-ministër i Brendshëm i qeverisë Rama së shpejti do të dalë në gjyq për akuzat lidhur me trafikimin e drogës. Lulzim Basha, kreu i partisë opozitare Demokratike, është ftuar të pyetet të hënën nga prokurorët për akuzat për pastrim parash, të cilin ai pretendoj se ato janë politike.

Javën e kaluar, presidenti Ilir Meta tha se do të shtyjë zgjedhjet lokale të parashikuara për këtë muaj. Z. Rama i ka bërë thirrje parlamentit që të shkarkojnë zotin Meta, por Gjykata Kushtetuese nuk ka kuorumin e nevojshëm për të konfirmuar shkarkimin.

“Kam frikë se përshkallëzimi i situatë në Shqipëri, është një tjetër gozhdë në arkivolin e vendit”, tha një diplomat me qendër në Bruksel, duke paralajmëruar se ngurrimi i shteteve me ndikim ka rrezikuar “minimin e kredibilitetit të politikës së zgjerimit të bazuar në merita”.

Disa anëtarë të BE-së që janë pro zgjerimit po përpiqen të mbajnë rastin e Shqipërisë të lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut. Ata shpresojnë se Tirana do të përfitojë nga vullneti i mirë ndaj Shkupit, i cili ka përfunduar mosmarrëveshjet e vjetra me Greqinë – duke ndryshuar emrin e saj- në përpjekje për të marrë miratimin e BE-së.

Ndërkohë, një tjetër shqetësim është se nëse do t’u kërkohet të dy vendeve që të bëjnë reforma pa iu njohur progresi me një datë për çeljen e negociatave, mund të sjellë një reagim negativ.

“Shumë ndryshime që janë bërë janë të lidhura me faktin se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e mbështet pranimin në BE”, tha Simonida Kacarska, drejtore e Institutit Europian të Politikave në Shkup. Nëse vendet nuk marrin dritën e gjelbër deri në vjeshtë, ajo tha, “do të jetë e vështirë të justifikohen” reformat për një publik kritik.

“Një mesazh negativ nga Brukseli mund të prishë reformat që po bëhen prej vitesh”, tha Krasniqi. “Ne duhet të kemi një perspektivë, të shohim se ka shpresë për ne. Ky nuk është vendim për anëtarësim, por për nisjen e negociatave “. / Përkthyer nga Financial Times/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Sarri zyrtarisht te Juventus

Sarri zyrtarisht te Juventus

Gazetari i “Bild”:PS bleu votat në Shijak dhe Durrës,do publikoj përgjimet

Gazetari gjerman: Të hënën publikoj audio-përgjime të reja

“Krasta”/ Arrest shtëpie për gazetaren, lihen në burg pesë persona

“Krasta”/ Arrest shtëpie për gazetaren, lihen në burg pesë persona
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com