Sport

Sarri zyrtarisht te Juventus


               Publikuar në : 15:29 - 16/06/19 |
geliano fataj

Tashmë gjithçka është zyrtare! Juventus më në fund e ka bërë zyrtare emërimin e Maurizio Sarri-t në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Italiani lë kështu Chelsea-n pasi të dy klubet ranë dakord ditë më parë për një kompensim për prishjen e kontratës.

Sarri ka firmosur për tre vitet e ardhshme me bardhezinjtë, që kanë si objektiv kryesor fitimin e trofeut të Champions League.

60-vjeçari iu bashkua londinezëve verën e kaluar, duke lënë Napolin dhe arriti vetëm një vend të tretë në Premier League si dhe fitoren e Europa League.

Te Juventus, ai zëvendëson Massimiliano Allegrin, i larguar pas këtij sezoni, edhe pse fitoi titullin kampion, por nuk arriti të fitonte trofeun e shumëdëshiruar, atë të Champions League. / Opinion.al

Pas