Aktualitet

Gazetari gjerman: Të hënën publikoj audio-përgjime të reja


               Publikuar në : 15:41 - 16/06/19 |
geliano fataj

Gazetari gjerman Peter Tiede, i cili tronditi politikën shqiptare, me publikimin e 6 përgjimeve të reja nga dosja 339/1 thotë se të tjera materiale do të publikohen të hënën.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se të hënën pasdite do të pubikojë audio përgjime të reja, ku tregojnë manipulimet dhe vjedhjen e votave në Shqipëri.

Në përgjime e para dilin lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit krimial, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.

Prokuroria pranë Gjykatës për Krime të Rënda tha se Dosja 339 e hapur në dhjetor të 2016 përmban akuzat për 74 persona në bashkëpunim nga prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh e deri te ndikim i paligjshëm në zgjedhje.

Sipas drejtueses së kësaj prokurorie, Donika Prela, vitin e parë dosja u hetua vetëm për “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim, si dhe “Pastrim i veprimtarisë kriminale”, ndërsa vitin e dytë me një prokuror të dytë u shtuan edhe akuzat “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “Korrupsion aktiv e pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”.

Më pas dy prokurorë të tjerë, tha ajo, shtuan në dosje edhe 40 emra të tjerë si dhe akuzat shtesë “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, “Falsifikimi i dokumenteve”, “ Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, etj të kryer në bashkëpunim si një grup i strukturuar kriminal.

Hetimi përmban gjithsej 624 CD me regjistrime telefonike dhe 115 DVD. Nga këto janë 110 CD për vitin 2017, 479 CD për vitin 2018 dhe 35 CD për vitin 2019.Të gjitha cd e administruara kanë qenë të patranskriptuara në tërësi dhe vijimësi, por ka patur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike.

Veprime hetimore të hapura janë kryer vetëm për veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në qytete të ndryshme të vendit dhe abuzimeve me pronat në zonën e Qarkut Lezhë, ndërsa për veprat e tjera penale, duke përfshirë dhe veprat penale në fushën e zgjedhjeve nuk ka patur hetime të hapura, me përjashtim të përgjimeve, të cilat nuk kanë qenë të transkriptuara në tërësi.

Hetimet janë shtrirë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier, Sarandë. Aktualisht, prokurorët përfunduan hetimet dhe dërguar për gjykim 12 persona, dhe janë në përfundim dhe 6 persona të tjera.

Paralel me hetimet për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, ku është rritur shpejtësia e zbardhjes së cd-ve, u shtua edhe një prokuror tjetër dhe po kryhen hetime edhe për publikimin e akteve sekrete hetimore, të cilat janë të dënueshme penalisht dhe dëmtojnë vazhdimin e hetimeve.

Pas publikimeve të përgjimeve të para, në mënyrë të përsëritur kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mohuar njohjen tij me drejtuesit e grupit të Avdulajve, duke deklaruar se gjatë një fushate zgjedhore ai takohet me shumë njerëz. Në të njëjtën linjë, atij i ka dalë në mbrojtje dhe kryeministri Edi Rama, duke folur gjithashtu për kontakte rastësore gjatë aktiviteteve elektorale.

Por publikimi nga gazeta gjermane Bild, i bisedave të përgjuara nga Prokuroria shqiptare, dëshmojnë se zoti Dako kishte shumë më tepër se një njohje rastësore me Astrit Avdulajn, madje dhe me një ish të dënuar për vrasje Vath Alla. Madje Avdulaj rezulton të ishte në dijeni dhe të takimeve që Dako zhvillonte me kryeministrin./ Opinion.al

Pas