Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fillon zbatimi i çmimit të ri për naftën ruse, Moska kundërshton

2022/12/05 at 5:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fillon zbatimi i çmimit të ri për naftën ruse, Moska kundërshton

Ka hyrë në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të vendosur një tavan për çmimin e naftës që Rusia mund të eksportojë. Australia, Britania, Kanadaja, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe 27 vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të premten të kufizojnë çmimin për naftën ruse në 60 dollarë për fuçi.

Masa e re kufizuese synon të frenojë ekonominë ruse dhe të zvogëlojë më tej aftësinë e saj për të financuar luftën në Ukrainë. Moska ka thënë se nuk do ta respektojë vendimin dhe do e shesë naftën e saj me çmimin e tregut.

Anijet transportuese të naftës, që janë nisur të hënën nga portet ruse, përballen me një udhëtim të pasigurt.

Sipas vendimit të javës së kaluar, kompanitë e sigurimit dhe kompanitë transportuese të naftës do të lejohen të tregëtojnë naftën ruse vetëm nëse ajo shitet me çmimin tavan prej 60 dollarësh. Shumica e kompanive të sigurimit janë me seli në Evropë dhe në Britanin ë e Madhe.

Nafta ruse edhe tani shitej me një çmim rreth 65 dollarësh për fuçi, shumë më ulët sesa çmimi i tregut që të premten ishte 85.42 dollarë për fuçi

“Para pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja plotësonte një të katërtën e nevojave të saj për naftë nga Rusia. Eliminimi i këtyre importeve është një hap i madh për Evropën. BE-ja ishte gjithashtu tregu më i madh i eksportit për Rusinë dhe ka mbetur i tillë, deri tani”, vlerëson analisti kryesor i Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Lauri Myllyvirta.

Kufizimi i çmimit synon të shtojë presionin ekonomik mbi Rusinë dhe të zvogëlojë aftësinë e saj për të financuar luftën në Ukrainë.

Rusia thotë se nuk do t’i përmbahet vendimit edhe nëse duhet të zvogëlojë prodhimin, ndërsa presidenti rus, Putin paralajmëroi se vendimi do ndëshkojë vendet e varfra.

“Nëse vendosen kufizime artificiale të çmimeve të naftës ruse ose vendeve të tjera, kjo në mënyrë të pashmangshme do të përkeqësojë klimën e investimeve në sektorin global të energjisë dhe më pas do të çojë në mungesë globale të burimeve energjetike dhe kostoja e tyre do të rritet. Kjo pra do të godasë shtetet më të varfra”, tha presidenti rus, Vladimir Putin.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh në botë i naftës. Nafta ka qenë një nga burimet kryesore të fitimeve ruse që nga zbulimi i naftë dhe gazit në Siberi pas Luftës së Dytë Botërore. Kufizimi i çmimit do të rishikohet nga BE dhe G7-a çdo dy muaj./ VOA

Ju sugjerojmë

Moti i keq në Kukës/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në të gjithë qarkun
Aktualitet

Moti i keq në Kukës/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në të gjithë qarkun

26 Nëntor, 2025 3:24 pm
I mituri u plagos me thikë pranë zemrës, mjeku: Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë
Aktualitet

I mituri u plagos me thikë pranë zemrës, mjeku: Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

26 Nëntor, 2025 3:10 pm
Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

26 Nëntor, 2025 2:41 pm
Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…
Kronikë

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…

26 Nëntor, 2025 2:30 pm
Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë
Rajoni

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë

26 Nëntor, 2025 2:20 pm
Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari
Kronikë

Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari

26 Nëntor, 2025 2:16 pm
2 personat e arrestuar në Orosh e cilësojnë Policinë si “shejtan”:Gjykohemi nga Zoti
Te Fundit

2 personat e arrestuar në Orosh e cilësojnë Policinë si “shejtan”:Gjykohemi nga Zoti

26 Nëntor, 2025 2:11 pm
Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
Aktualitet

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

26 Nëntor, 2025 1:03 pm
Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
Aktualitet

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

26 Nëntor, 2025 12:39 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
Para
VIDEO/ Deputeti i PD shkon në Kuvend me një thes me ullinj

VIDEO/ Deputeti i PD shkon në Kuvend me një thes me ullinj

Si do të devijohet lëvizja e urbanëve nesër në Tiranë

Si do të devijohet lëvizja e urbanëve nesër në Tiranë

Berisha:Rama s’shkoi dot në Shkodër,kopjoi udhëtimin tim.Qytetari që iu kthye përfundoi..

Berisha: Policia hapi zjarr mbi refugjatët në Kukës, po fshihet krimi

TE FUNDIT

Moti i keq në Kukës/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në të gjithë qarkun

Moti i keq në Kukës/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në të gjithë qarkun
26 Nëntor, 2025

I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu të dendura. Si rezultat i reshjeve...

Lexo më shumë

I mituri u plagos me thikë pranë zemrës, mjeku: Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

I mituri u plagos me thikë pranë zemrës, mjeku: Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë
26 Nëntor, 2025

Mjeku kirurg Fitim Shini në një prononcim për mediat ka folur për gjendjen shëndetësore të të miturit, i cili u...

Lexo më shumë

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka
26 Nëntor, 2025

Apeli i Posaçëm ka refuzuar lirimin nga paraburgimi të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Apeli la të pandryshuar vendimin e...

Lexo më shumë

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…
26 Nëntor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com