Aktualitet

Berisha: Policia hapi zjarr mbi refugjatët në Kukës, po fshihet krimi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:28 - 05/12/22 |
Opi Nion

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi se Policia e Shtetit po fsheh një ngjarje të ndodhur në Kukës.

Sipas tij është qëlluar me armë ndaj emigrantëve nga Siria, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, një emigrant dhe një shtetas shqiptar.

Berisha i bën thirrje “OKB-së dhe organizatave të tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij”.

“Policia hap zjarr mbi refugjatët në Qytetin e Kukësit. Me breshëritë e saj përgjak qytetin. Ajo fsheh krimin e saj! Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni. Policia fsheh krimin e shëmtuar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal shtetëror përdorimin e armëve ndaj refugjatëve të pambrojtur, plagosjen e shtetasit sirian dhe shtetasit shqiptar si një krim i mirëfilltë shtetëror. Dënoj fshehjen e krimit të rëndë nga autoritetet policore përgjegjëse për aktin e shëmtuar. Ju bëj thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës”, shkroi Berisha.

Pas