Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit.
Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në pompën vaditëse, duke përfshirë me flakë dengje bari, një stallë dhe mjete bujqësore.
Fatmirësisht, bagëtitë nuk ndodheshin brenda stallës në momentin e zjarrit. Dëmet paraprakisht vlerësohen rreth 10 milionë lekë të vjetra.
Forcat zjarrfikëse arritën të neutralizojnë flakët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.