Një 38-vjeçare ka denoncuar në policinë e Fierit bashkëshortin e saj pasi ky i fundit i ka marrë fëmijën e mitur dhe është larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë, uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasin G.Sh.,43 vjeç, banues në Fushë Krujë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Sh., 38 vjeç(me banim të përkohshëm në Fier), se bashkëshorti i saj, shtetasi G. Sh., i ka marë fëmijën e mitur dhe është larguar”, njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al