-U tha në Opinion

Fevziu tregon ‘sekretin’:Sherr me regjisorin sa herë kemi gatime në studio


               Publikuar në : 10:39 - 10/07/19 |
xhu lia

Mbrëmjen që lamë pas në emisionin Opinion me drejtues Blendi Fevziun u trajtua tema e kulinarisë ku në fokus ishte kuzhina moderne nën temën “Gatimet Moderne”. Përmes 8 të ftuarve të specializuar për këtë lloj kuzhine u fol për përshtatjen e saj në Shqipëri.

“Në fakt edhe kuzhina moderne, sa është një prej kulmeve është shpesh herë edhe një prej dështimeve. Ka shumë restorante të famshme në botë që kanë tentuar të fusin inovacione të mëdha në kuzhinë dhe kanë dështuar”,- tha Fevziu.

Gjithashtu ai tregoi edhe një ‘sekret’ nga prapaskenat e emisionit me regjisorin e tij:

“Thashë bëhet gjithmonë bukur këtu kur ka gatime. Dhe gjithmonë kur ka pjata të tilla kam sherr me regjisorin se thotë më zë kamerën nga qejfi i ushqimit. Janë pjatat që ka sjellë secili prej të ftuarve.”-u shpreh Fevziu./Opinion.al/

Pas