Është rritur fluksi i hyrjeve të qytetarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të festave të fundvitit.
Referuar të dhënave të 24 orëve të fundit, nga kjo pike kalimi kanë hyrë 3311 shtetas të huaj dhe shqiptarë .
Për festat e fundvitit janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët kthehen në vendlindje ndërkohë që vetëm javën e fundit nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë gjithsej 20561 qytetare./ Opinion.al