Kronikë

Fëmijët dëgjuan ulërima, si e fshehu nusja për 6 orë vrasjen e vjehrrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 11/04/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maqellarë, ku nusja 44-vjeçare qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj.

News 24 raporton se jashtë banesës ku ndodhi krimi, në oborr ka pasur disa fëmijë, të cilët kanë dëgjuar ulërima.

Ndërkohë,  sipas banorëve të zonës, kur nusja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur.

Pas 6 orësh ka qenë djali i viktimës, burri i 44-vjeçares ai që ka zbuluar krimin. Kur ka hyrë në banesë ai ka parë nënën e tij të lyer në gjak dhe të pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Ndërkohë, banorët e fshatit kanë bërë me dije se shtetaseje me inicialet M.M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë ngjarja e rëndë u regjistruar në fshatin Burrim, Maqellarë në banesën e 44-vjeçares pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë 44-vjeçarja është arrestuar në flagrancë nga policia./Opinion.al

Pas