Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmija vjen nga jashtë e ka problem gjuhën, mësuesja e përzë nga klasa

2022/04/15 at 9:13 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fëmija vjen nga jashtë e ka problem gjuhën, mësuesja e përzë nga klasa

Antonela Voulis, nënë e dy fëmijëve solli në redaksinë e emisionit “Stop” shqetësimin lidhur me djalin e saj që ndjek klasën e dytë në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”.

Problemi sipas saj qëndron me mësuesen Valbona Metra, e cila nuk punoi me djalin që kishte vështirësi me gjuhën shqipe sepse vinte nga Greqia.

“Prej datës 5 Janar 2022 jemi transferuar për të jetuar në Tiranë dhe fëmijët i kemi regjistruar në shkollën më të afërt që është “Kongresi i Lushnjes”. Prej datës 5 Janar ia shpjegova mësueses që kemi ardhur nga Greqia dhe jemi transferuar në një shkollë jo publike në Korçë dhe pastaj këtu dhe fëmija ka pak vështirësi në gjuhën shqipe. Kjo e vështirëson në kuptimin edhe të lëndëve të tjera. Edhe pse mësueses ia kam vënë në dukje situatën, mësuesja e ka neglizhuar”, u shpreh e ëma.

Drejtoria e shkollës nuk e zgjidhi problemin, ndaj Antonela e çoi në ZVA, që la detyrë punën me djalin e vogël për një plan ndërhyrjeje dhe ndihme.

“E kam vënë në dijeni drejtoreshën për problemin, por nuk ma ka hapur telefonin. Kam vajtur në ZVA dhe kam paraqitur kërkesën time për djalin. ZVA ka bërë punën e saj, ka inspektuar çështjen dhe ka dalë në përfundimin që do i bëhet një plan pune i posaçëm. Unë si prind e kam hedhur poshtë sepse ishte plan i kopjuar dhe jo i krijuar nga mësuesja sipas njohurive aktuale të djalit”.

Nga kjo histori, mësuese Valbona u ndje e ofenduar dhe shpalli se nuk e donte më fëmijën në klasën e saj.

“Mësuesja Valbona Metra sepse unë ngrita zërin për tim bir, u fye shumë dhe nuk e donte më tim bir në klasë”.

Në 18 Mars 2022 zhvillohet një mbledhje për këtë problem dhe disa prindër të klasës, të organizuar nga mësuesja bënë një peticion, pas të cili djali i vogël u transferua në një klasë paralele.

“Mbledhja ishte skandaloze që bëhej për të përjashtuar tim bir nga klasa. Me pretendimin se klasa ka 30 nxënës dhe mësuesja nuk ka kohë të angazhohet me këtë nxënësin e ri që ka këto vështirësi. Klasa që ka Valbona Metra është gjithëpërfshirëse, por prindërit ishin të vendosur, të organizuar nga mësuesja Valbona që të bënin peticion që fëmijën ta largonin nga klasa dhe mundësisht nga shkolla”, tha e ëma.

“E ndërruam klasën, në klasën e re, djali ka gjetur një ambient shumë të ngrohtë, mësuesja është e përkushtuar në mësimdhënie, e dashur, e qeshur, e ngrohtë me vlerësime pozitive gjëra që i kishin munguar djalit në klasën tjetër. Ndryshimi është për pesë ditë. Tre muaj kishte në dorë djalin tim dhe nuk bëri asgjë”, shtoi ajo./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
Bota

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

28 Tetor, 2025 9:41 pm
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Vrasja me thikë në Berat, shkak u bë kali i autorit

28 Tetor, 2025 5:24 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë, sherri nisi për tasin e proshutës

28 Tetor, 2025 5:21 pm
Para
E ëma e nxënësit ankohet për mësuesen, ajo e denoncon në polici

E ëma e nxënësit ankohet për mësuesen, ajo e denoncon në polici

“Më vodhën zyrën”,Këlliçi: Më kanë sjellë fjalë njerëz që mund të më shantazhojnë

“Më vodhën zyrën”,Këlliçi: Më kanë sjellë fjalë njerëz që mund të më shantazhojnë

Incidenti i Ramës në Gjermani, Spiropali: Nuk e dinin me kë kishin të bënin

Incidenti i Ramës në Gjermani, Spiropali: Nuk e dinin me kë kishin të bënin

TE FUNDIT

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
28 Tetor, 2025

Hungaria po kërkon të bashkojë forcat me Çekinë dhe Sllovakinë për të formuar një aleancë skeptike ndaj Ukrainës në BE....

Lexo më shumë

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
28 Tetor, 2025

Benjamin Netanjahu u ka urdhëruar forcat izraelite të nisin sulme të menjëhershme dhe të fuqishme në Rripin e Gazës, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com