Aktualitet

E ëma e nxënësit ankohet për mësuesen, ajo e denoncon në polici


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:16 - 15/04/22 |
Opi Nion

Emisioni “Stop” transmetoi këtë të premte rastin e një zonje e cila denoncoi mësuesen e djalit.

Për problemin e zonjës Antonela Voulis, “Stop” shkoi të takonte vetë mësuesen, për të dëgjuar pretendimet e saj.

Në vend të zonjës Metra u shfaq bashkëshorti i saj, i cili thotë, se gruaja e tij është shqetësuar nga mesazhet e prindit të fëmijës.

Bashkëshorti i mësueses: Ka një muaj, që ime shoqe kërcënohet nga një person, është mësuese këtu, kërcënohet nga një zonjë.

Gazetarja: Ju jeni burri i Valbonës?

Bashkëshorti i mësueses: Nuk ka rëndësi! Po qaj një hall, një problematikë, që jam në stres, që nga data 28 shkurt.

Gazetarja: Shumë mirë, po në këtë momentin, që më pe mua, u kujtove për këtë stresin.

Bashkëshorti i mësueses: Jam lajmëruar tani! Kush të duron ty në 12 të darkës, të më çosh mesazhe çarçaf, tu flejt me burrin në krevat. Kush të duron ty?!

Gazetarja: Kë quan ofendim?

Bashkëshorti i mësueses: Ato kërcënimet e asaj zonjës.

Gazetarja: Kërcënim është “ma mbaj fëmijën afër”?

Bashkëshorti i mësueses: Po ça t’i bëj fëmijës?

Gazetarja: Po jo more zotëri! Mos e ngatërro kërcënimin me kërkesën e prindit!

Bashkëshorti i mësueses: Ka dalë një Antela Voulis, a leshi, a ça e ka ajo, e ju tani do marrim direkt, po shko e pyet njëherë. Mësuesi deri në 12:00 e ka për detyrë të mbajë fëmijët.

Gazetarja: Po e mbajti deri në 12, le ta mbajë tamam!

Bashkëshorti i mësueses: Po ashtu zemër, shko në shkollë private! Shko në shkollë private, paguaj privatisht!

Gazetarja: Jo more zotëri! Le të flasë pra zysha, mos të sjellë burrin!

Bashkëshorti i mësueses: Ore nuk është këtu, më ka lajmëruar, që nuk jam këtu, po bëj denoncim.

Në mënyrë të menjëhershme prindërit e klasës u organizuan për të mbrojtur mësuese Valbonën edhe pse nuk ishte në planin e “Stop” ballafaqimi me ta.

Prindi 1: Organizohemi në moment, në moment organizohemi, nëse është e nevojshme. Fëmija më tha, që mësuesja ka bërë vetëm orën e gjuhës dhe është larguar shumë e shqetësuar.

Prindi 2: Peticionin e kemi kërkuar, që të mos ndërpritet mësimdhënia e fëmijëve tanë.

Gazetarja: Nga kush?

Prindi 2: Moj, qoftë nga mbledhjet e ZVA, qoftë nga mbledhjet të Drejtoria, që mësuesja ikte nga klasa. Fëmija im është më Ash (arritje e shkëlqyer) dhe ka programin e klasës së dytë. Më vjen mua në detyrë shtëpie 2+2=4 dhe a, b, c sepse ai fëmijë nuk di.

Gazetarja: Si do të ndiheshit ju nëse fëmija juaj do ishte në këtë situatë që ka nevojë për suport nga gjuha?

Prindi 2: Unë do kërkoja ndihmë. Do kërkoja ndihmë te drejtoria e shkollës, të ZVA-ja, që nëse ai fëmijë në orar mësimor, nuk i merr të plota, siç duhet dijet, të marrë mësues ndihmës, siç një fëmijë autik në klasën tonë ka mësues ndihmës aty. Duhet të kërkoni nëpër Ministri, nëpër ZVA, nëpër drejtori shkolle të gjithë rrjedhën e kohës dhe do e kuptoni, kush ka të drejtë, e kush nuk ka të drejtë.

Gjatë kohës, që grupi i xhirimit i “Stop” ishte në terren për të verifikuar dhe zgjidhur këtë situatë, mësuesja Valbona Metra, si zgjidhje për t’u mbrojtur, shkoi dhe denoncoi mamanë e nxënësit për shpërdorim të thirrjeve telefonike.

Zonja Voulis foli me OPGJ e komisariatit nr. 4 Avni Hoda, i cili i komunikon, se duhet të paraqitet për sqarim.

Avni Hoda: Alo, po! Avni Hoda jam unë! Eshtë bërë nga Valbona Metra. Duhet të paraqiteni dhe të sqaroni rrethanat! Të gjitha sqarimet i bëj këtu.

Gazetarja: Për çfarë më ka akuzuar?

Avni Hoda: Po pra për shpërdorim të thirrjeve telefonike. Hajde, sqaroje këtu!/ Tv Klan

Pas