Politikë

“Më vodhën zyrën”,Këlliçi: Më kanë sjellë fjalë njerëz që mund të më shantazhojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:22 - 15/04/22 |
Opi Nion

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, shprehet se ende nuk ka pasur asnjë reagim për denoncimin që ai ka bërë për vjedhjen e zyrës së tij në selinë e PD edhe pse kallëzimi është bërë më 13 dhjetor.

Në një intervistë për “A2”, Këlliçi thotë se ka pasur edhe tentativa për shantazhim.

“Jam munduar ta mbaj çështjen në nivel politik dhe jo personal. Nëse gjërat kalojnë në nivel personal bëhen të shëmtuara dhe dihet kush humbet. Si deputet, unë kam bërë një denoncim më 13 dhjetor dhe sot që ne flasim jemi në mes të prillit dhe ende nuk kam asnjë përgjigje nga institucioni i akuzës. Kur kjo ndodh me një deputet të Republikës së Shqipërisë, në selinë e PD, në një nga institucionet më të mbrojtura në vend, imagjino se çfarë ndodh me një qytetar të thjesht që ka një problem. Kallëzimin e kam depozituar zyrtarisht pranë komisariatit numër 1 dhe deri tani askush nuk ka gjetur kohën të më marrë në pyetje, të shqyrtojë kallëzimin që unë kam depozituar dhe të më bëjë të mundur të më rikthehen sendet e mia persona. Për sendet personale, po e them këtu, jo pak herë më kanë sjellë fjalë njerëz që mund të më shantazhojnë, por të jenë të bindur që Belind Këlliçi është i pashantazhueshëm sepse nuk kam asgjë për të fshehur në jetën time. Unë e kam gjithçka transparente dhe fal Zotit më ka dhënë krenarinë për të ecur përpara sepse nuk jam i kapur siç mund të jetë Lulzim Basha apo dikush tjetër”-tha Këlliçi./Opinion.al

Pas