Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fejesa e prishur me motrën e pedagoges, ja pse i riu ja dogji makinat “kunatës”

2016/04/17 at 10:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fejesa e prishur me motrën e pedagoges, ja pse i riu ja dogji makinat “kunatës”

Katër makina janë djegur nga zjarri pas mesnatës të së premtes në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Shkak i ngjarjes, sipas policisë, ka qenë një histori fejese e prishur.

Dy prej makinave të cilave iu vu zjarri ishin në pronësi të Amelina Ahmetit, 32 vjeçe, nga Elbasani, pedagoge në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Dy automjetet e tjera që u dogjën nuk kanë pasur lidhje me ngjarjen, por kanë marrë flakë pasi ishin parkuar pranë makinave që iu vu zjarri qëllimisht.

Policia e Tiranës informoi dje në mëngjes në lidhje me ngjarjen, duke thënë se krimi ka ndodhur në rrugën “Enver Birko”, në vendin ku ishin parkuar automjetet në Unazën e Re pranë një hoteli privat.

Autori i dyshuar i ngjarjes, sipas policisë, është Oltjan Murataj, 29 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim me urdhër kërkimi nga Komisariati nr.5.

Ai dyshohet të ketë shtyrë persona të tjerë për të kryer shkatërrimin e mjeteve me zjarr, pasi ka pasur konflikte të vazhdueshme me shtetasen Amelina Ahmeti.

Policia ka thënë se i dyshuari për ngjarjen, shtetasi Oltjan Murataj, është shpallur në kërkim, pasi nuk ka qenë e mundur të arrestohej.

Bëhet me dije se policia ka kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente ku mendohej se mund të ishte 29­ vjeçari, por ai nuk është gjetur.

SHERRI PËR FEJESËN

Policia njoftoi dje se automjetet e markave “Nissan” dhe “Opel”, në pronësi të shtetases Amelina Ahmeti, 32 vjeçe, janë djegur plotësisht. Si pasojë e rënies së zjarrit, janë dëmtuar pjesërisht makinat tip “Mercedes Benz” dhe “Skoda”, të parkuara pranë makinave që kanë qenë objektiv i zjarrvënies. Oltjan Murataj, 29 vjeç, banues në Tiranë, sipas policisë, ka pasur konflikt me pedagogen e Kamzës.

Ai ka qenë i fejuari i motrës së Amelina Ahmetit, të cilën e fajësonte se kishte ndikuar në prishjen e fejesës. Sipas hetimeve të policisë dyshohet se objektivi i 29­vjeçarit ka qenë shkatërrimi i automjeteve të kunatës dhe bashkëshortit të saj.

Hetuesit kanë thënë se shtetasi Oltjan Murataj pretendonte prej muajsh se Amelina Ahmeti kishte ndikuar te motra e saj që të prishte fejesën me 29-­vjeçarin. Ky i fundit, sipas policisë, pasi ka tentuar disa herë të vendoste normalitetin e të komunikonte me ish­të fejuarën dhe motrën e saj, dyshohet se ka kaluar në veprime të dhunshme e hakmarrëse/ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

19 Korrik, 2025 7:42 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

19 Korrik, 2025 6:41 pm
Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve
Rajoni

Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

19 Korrik, 2025 6:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

19 Korrik, 2025 6:01 pm
INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%
Aktualitet

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%

19 Korrik, 2025 5:38 pm
Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona
Bota

Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona

19 Korrik, 2025 5:21 pm
SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida
Bota

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

19 Korrik, 2025 5:04 pm
Para
“Kaubojsi” diamante dashurie për gruan: Për mërzitjen që të shkaktova…

"Kaubojsi" diamante dashurie për gruan: Për mërzitjen që të shkaktova...

Sarandë/ Shpërthim tritoli, hidhet në erë makina

Sarandë/ Shpërthim tritoli, hidhet në erë makina

Video/ Milot Rashica, ja pse tani UEFA e quan “djali i çudirave”….

Video/ Milot Rashica, ja pse tani UEFA e quan "djali i çudirave"....

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
19 Korrik, 2025

Turizmi me kamper është kthyer në një trend në rritje. Liria e lëvizjes, afërsia me natyrën dhe kostoja më e...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
19 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje, përmes të cilës tregon produktet e bllokura nga institucionet, pasi tregtoheshin pa faturë....

Lexo më shumë

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
19 Korrik, 2025

Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa Odesën në Detin e Zi dhe qytete të tjera ukrainase, duke vrarë të...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
19 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas të dhënave, mësohet se deri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com