Bota

Fauci: Mund të duhet një dozë e tretë vaksine për disa kategori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:29 - 25/07/21 |
Opi Nion

Anthony Fauci, specialisti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, tha sot se amerikanët që kanë një sistem të dobët imunitar mund të kenë nevojë për një dozë përforcuese të vaksinës Covid-19.

“Ata që janë pacientë të transplantuar, ata që po kryejnë kimioterapi, që vuajnë nga sëmundje autoimune, apo që kryejnë regjime për rritjen e sistemit imunitar do të jenë të parët që do të marrin një dozë të tretë nëse do të jetë e nevojshme, gjë që mund të ndodhë” theksoi Fauci, në një intervistë dhënë rrjetit televiziv CNNi.

Duke cituar studime të fundit që tregojnë se edhe mes personave të vaksinuar mund të ketë disa me imunitet të ulët, Fauci tha se zyrtarët shëndetësorë amerikanë po rishikojnë të dhënat për të përcaktuar se kur mund të duheshin doza përforcuese./Opinion.al

Pas