Aktualitet

Kurti në Kroaci për aksidentin: Kjo tragjedi është tejet e rëndë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:21 - 25/07/21 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Kroaci për të parë nga afër gjendjen e personave të plagosur nga aksidenti automobilistik me më shumë se 40 të lënduar dhe 10 viktima. Kurti ka mbërritur me 1 helikopter të drejtuar nga pilotët kroatë të KFOR.

Në një konferencë për media në Kroaci, Kryeministri tha se i ka vizituar të gjithë udhëtarët e lënduar, ndërsa e quajti këtë ditë shumë të rëndë për popullin shqiptar.

“Këtu i vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spitalit përfshirë edhe ata dy që janë në kujdesin intensiv dhe i falënderoj edhe menaxhmentin e spitalit por edhe profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe për angazhimin e pakursyer. Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen gjatë verës tash për pushime në vendlindje, dhe shteti ynë, ekonomia jonë, mirëqenia e tillë çfarë e kemi varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tejet e rëndë”, ka thënë Kurti.

Ai falenderoi homologun kroat  Andrej Plenkoviq, për bashkëpunimin dhe reagiminin e shpejtë në ndihmë të pacientëve kosovarë.

“E duke iu falënderuar përkujdesjes dhe solidaritetit këtu bashkë do t’ia dalim më kollaj dhe më shpejtë, andaj edhe njëherë ngushëllime familjeve të të vdekurve dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviq”, u shpreh Kurti./Opinion.al

Pas