Bota

Faturat e energjisë në Europë rriten, Rusia djeg sasi të mëdha të gazit natyror



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:37 - 26/08/22 |
Opi Nion

Ndërsa Europa po përballet me rritje të lartë të çmimit të energjisë elektrike, Rusia po djeg sasi të mëdha të gazit natyror.

Sipas BBC News, uzina pranë kufirit me Finlandën, po djeg gaz me vlerë rreth 10 milionë dollarë çdo ditë. Ekspertët thonë se gazi që po djeg Rusia do të ishte eksportuar më parë në Gjermani.

Ambasadori i Gjermanisë në Britaninë e Madhe i tha BBC News se Rusia po digjte gazin sepse nuk mund ta shiste diku tjetër.

Ndërkohë, shkencëtarët janë të shqetësuar për vëllimet e mëdha të dioksidit të karbonit dhe blozës që po krijohen nga djegia e gazit natyror. Sipas tyre kjo gjë mund të përkeqësojë shkrirjen e akullit të Arktikut.

Analiza e “Rstad Energy” tregon se rreth 4.34 milionë metra kub gaz digjen çdo ditë. Djegia bëhet në një fabrikë të re të gazit natyror të lëngshëm në Portovaya, në veri-perëndim të Shën Petersburgut.

Të parët që sinjalizuan se diçka e gabuar po ndodhte ishin qytetarët finlandezë pranë kufirit me Rusinë, të cilët vunë re një flakë të madhe në horizont në fillim të kësaj vere.

Portovaya ndodhet afër një stacioni kompresori në fillim të gazsjellësit “Nord Stream 1” i cili transporton gaz nën det në Gjermani.

Furnizimet përmes tubacionit janë kufizuar që nga mesi i korrikut, dhe për këto kufizime rusët fajësojnë çështjet teknike. Ndërkohë, Gjermania thotë se ishte një veprim politik pas pushtimit rus të Ukrainës./Opinion.al

Pas