Aktualitet

Fatos Nano dhe familja e tij bëjnë testin e koronavirusit, del përgjigja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 14/06/20 |
Opi Nion

Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana dhe djali i tyre i janë nënshtruar ditën e djeshme testit për koronavirusin. Mësohet  se përgjigjet për të tre ata kanë rezultuar të jetë negative.

Nuk dihet se përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19, nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar. Kujtojmë këtu se nga fusha e politikës deri më tani, dihet që me koronavirusin është infektuar deputeti Adriatik Alimadhi.

Pasi konfirmoi vetë se ishte i infektuar, Alimadhi pati një udhëtim jo fort të lehtë nga Infektivi tek “Shefqet Ndroqi” ndërsa tashmë është duke u rikuperuar në shtëpi.

Po ashtu, me koronavirus u infektua edhe djali i deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima. Deputetja njoftoi më 1 prill se i biri ishte më në fund i shëruar nga koronavirusi. /Burimi: ABCnews

Pas