Politikë

Haradinaj kalon fundjavën në Durrës, takon Kryemadhin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:12 - 14/06/20 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në Shqipëri.

Teksa ka shijuar rrezet e diellit në bregdetin tonë, Haradinaj është takuar në Durrës dhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.

Në postimin e publikuar nga ish-kryeministri i Kosovës, bëhet me dije se ai dhe Kryemadhi kanë folur në lidhje me aktualitetin politik në Shqipëri dhe Kosovë.

“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, shkruan Haradinaj./ Opinion.al

Pas