Janë hequr nga qarkullimi tri ilaçe; desloratadina e cila trajton sëmundjet alergjike, ketokonazoli -antimykotik që trajton mykun në organe të ndryshme, si dhe calcitonina spray që trajton osteoporozën. Këto ilaçe janë tërhequr nga tregu për shkak të efekteve të padëshirueshme të cilat shfaqin në organizëm.
Lajmi nuk jepet nga Ministria e Shëndetësisë apo Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, por nga një studiese e farmacise që punon në spital privat. Aida Keçi duke folur për gazetën “Mapo” tha se heqja nga tregu është kryer me rekomandim të EMA (Agjencia Europiane e Barnave).
Disa nga barnat të cilat janë hequr së fundmi janë: Desloratadina Alvogen, Ketokonazoli tabletë, Calcitonina spray. Desloratadina trajton sëmundjet alergjike, ketokonazoli është antimukotik dhe trajton mykun në organe të ndryshme dhe calcitonina spray trajton osteoporozën.
“Këto ilaçe janë tërhequr nga tregu për shkak të efekteve të padëshirueshme në organizëm. Duke bërë raportin midis përfitimeve dhe dëmit që ato bëjnë në organizëm është gjykuar që të tërhiqen nga përdorimi”, u shpreh Keçi. Po kështu ajo dha një tjetër informacion të rëndësishëm: “është direktivë e Agjencisë Europiane të Barnave që barnat e prodhuara nga Pharmaceutics International Inc., me qendër në Shtetet e Bashkuara nuk duhet të jenë më të disponueshme në Evropë, me përjashtim të Ammonaps (fenilbutirrate natriumi), i konsideruar si i domosdoshëm për shëndetin publik”. Rekomandimi me qëllim parandalues është formësuar nga Komiteti i Barnave për Përdorim Njerëzor (CHMP).