Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fareed Zakaria: Amerika në rënie? Mjaft u zalisët prej Vladimir Putinit!

2015/11/21 at 10:51 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Fareed Zakaria: Amerika në rënie? Mjaft u zalisët prej Vladimir Putinit!

Nga Fareed Zakaria – Vladimir Putini e ka zalisur krejt establishmentin amerikan të politikës së jashtme. Një editorialist admiron “vendosmërinë” e tij, dhe e ka vendosur atë “në vendin e shoferit” në Lindjen e Mesme. Një diplomat veteran, vëren seriozisht se “është dobësimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, për ndikimin dhe angazhimin e SHBA në rajon”. Një opinionist mendjekthjellët deklaron: “Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, një çerek shekulli më parë, Rusia nuk ka qenë kaq e vendosur, dhe SHBA kaq e urtë”.


Eshtë e vërtetë që ka kaluar një çerek shekulli, që kur Moska ka qenë kaq intervencioniste jashtë kufijve të saj. Herën e fundit që bëri kësi lloj lëvizjesh, në fundin e viteve 1970 dhe në vitet 1980, ajo pushtoi Afganistanin dhe ndërhyri edhe në disa shtete të tjerë. Atëherë, komentatorët i përcollën ato veprime, si shenja që Moska po e fitonte Luftën e Ftohtë. Po, si shkoi Bashkimi Sovjetik?

Elitat e politikës së jashtme në Uashington, kanë zhvilluar një mënyrë të menduari, që ngatërron aktivitetin me arritjet. Ata supozojmë se çdo krizë në botë, mund dhe duhet të zgjidhet përmes një ekspozimi të fuqishëm të fuqisë amerikane. Dështimi për ta bërë këtë konsiderohet pasivitet dhe prodhon dobësi. Sipas kësaj logjike, Rusia dhe Irani janë zotërit e rinj të Lindjes së Mesme. Nuk ka rëndësi, që këta vende po përpiqen dëshpërimisht të mbajnë në këmbë një aleat që po fundoset. Klientët e tyre, alavitët e Sirisë, janë një regjim pakice – përfaqësojnë vetëm 15 % të popullsisë – dhe kanë përballë kryengritje të rrezikshme, që mbështeten nga pjesë të mëdha të popullsisë. Irani po shpenzon shumë në Siri. Dhe nëse Rusia e Irani fitojnë, edhe përkundër të gjithë parashikimeve, ata fitojnë Sirinë – që në fakt është një kusi që zien, dhe jo një shpërblim. Shtetet e Bashkuara kanë qenë për 14 vjet në “vendin e shoferit” në Afganistan. A e ka forcuar kjo gjë Amerikën?

Në vitet 1870 dhe 1880, fuqitë më të mëdha të Europës luftonin për të fituar influencë në Afrikë, e fundmit tokë “pa zot” e globit. të gjitha, përveç një shteti: Gjermanisë. Kancelari i saj i hekurt, Otto von Bismarck, besonte se ndërhyrje të tilla do ta shteronin fuqinë e Gjermanisë, dhe do të largonin fokusin e saj, nga sfidat kryesore strategjike. Kur i treguan një hartë të kontinentit, për ta joshur, ai u përgjigj: “Harta juaj e Afrikës është shumë e mirë, por harta ime e Afrikës qëndron në Europë. Këtu është Rusia dhe këtu është Franca, dhe ne jemi në mes. Kjo është harta ime e Afrikës”.

Imagjinoni sikur intervencionistëve të sotëm do t’u dilte e tyrja, dhe Presidenti Obama do të rriste forcat, dhe regjimi i Asadit do të rrëzohej. Cili do të ishte rezultati? Ja disa ide. Uashingtoni rrëzoi regjimin e Sadam Huseinit në Irak (fqinji i Sirisë, me pak a shumë të njëjtat ndarje fisnore dhe sektare). SHBA bëri shumë më tepër në Irak, nga sa po i kërkojnë të bëjë në Siri, duke vendosur 170 mijë trupa në terren, dhe shpenzuar 2 trilionë dollarë. E megjithatë, ajo që pasoi ishte një katastrofë humanitare – me afro 4 milionë civilë të zhvendosur dhe të paktën 150 mijë të vrarë.

Uashingtoni rrëzoi regjimin e Muamar Gedafit në Libi, por vendosi që t’ua lërë vendasve shtet-ndërtimin. Rezultati ka qenë ai që Nju Jorket e quan një “djerrinë”. Në Jemen, SHBA mbështeti ndryshimin e regjimit dhe zgjedhje të reja. Rezultati: një luftë civile, që po e ndan vendin më dysh. Ata që ndihen kaq të sigurtë se kjo ndërhyrje e ardhshme do të shpëtojë jetë, duhet që të ndalin për një moment, dhe të mendojnë për pasojat humanitare të tre ndërhyrjeve të fundit.

Në biografinë nteligjente që Niall Ferguson ka shkruajtur për jetën e hershme të Henry Kissingerit, u befasova se sa shumë, gjendja e sotme shpirtërore i ngjan asaj të viteve pesëdhjetë. Ne tani mendojmë për atë dekadë, si një moment kur Amerika arriti lartësi të mëdha, por në atë kohë, elitat e politikës së jashtme amerikane ishin të dëshpëruara seUashingtoni ishte pasiv dhe i paralizuar përballë aktivizmit sovjetik. “Edhe 15 vite të tjerë, përkeqësimi të pozicionit tonë në botë, shkruante Kissingeri në hapjen e librit të tij “Domosdoshmëria e zgjedhjes”, dhe do të reduktohemi në Fortesën Amerikë, në një botë ku do të jemi bërë shumë të parëndësishëm”. Pak vite më herët, në librin që nisi karrierën e tij, “Armët bërthamore dhe politika e jashtme”, Kissingeri kishte mbrojtur përdorimin taktik të armëve bërthamore, si një mënyrë për t’iu përgjigjur aktivizmit sovjetik. Dhe mendoni që Kissingeri ishte një prej më mendjekthjellëve dhe inteligjentëve.

Vitet pesëdhjetë ishin të mbushur me ata që, të parë në retrospektivë, janë propozime të rrezikshëm, që synonin të demonstronin forcën e SHBA – duke përfshirë rrëzimin e Gamal Abdel Nasserit të Egjiptit, konfrontimet ushtarake në Hungari dhe përdorimin e armëve bërthamore në rastin e Taivanit. Opinionistët ishin të tërbuar, që Vietnami verior dhe Kuba ishin bërë komunistë, ndërkohë që SHBA rrinte e vështronte.

Në mesin e gjithë këtyre thirrjeve për veprim, një burrë, presidenti Dwight Eisenhower, ruajti qetësinë, edhe pse i shkaktoi rënie të popullaritetit. (Administrata Kennedy/Johnson i dha fund pasivitetit, sidomos në Kubë dhe Vietnam, me rezultate katastrofikë). Unë besoj se pas disa dekadash, të gjithë do të jemi të kënaqur që Obama zgjodhi rrugën e Eisenhoëerit si fuqi globale, dhe jo atë të Putinit. /The Washington Post

(Për më shumë komente dhe analiza mbi ngjarjet ndërkombëtare, vizitoni www.bota.al)



Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
Apeli ne Maqedoni: shqiptare, blininato qe kane mbetur nga Kongresi i Manastirit

Apeli ne Maqedoni: shqiptare, blininato qe kane mbetur nga Kongresi i Manastirit

Myftiu i Tiranës/ Ja kush është xhamia që nuk është në kontrollin tonë

Myftiu i Tiranës/ Ja kush është xhamia që nuk është në kontrollin tonë

Libri me i dashur ne bote dhe 5 sekretet e tij.

Libri me i dashur ne bote dhe 5 sekretet e tij.

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com