Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Falje shqiptarëve” Haradinaj:Nuk jam shumica, por kam punuar për shumicën

2019/12/25 at 12:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Falje shqiptarëve” Haradinaj:Nuk jam shumica, por kam punuar për shumicën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj teksa ka komentuar përplasjen me kryeministrin Rama iu ka kërkuar falje të gjithë shqiptarëve për gjuhën e përdorur.


Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Haradinaj deklaroi se pozicionimin për cështjet nacionale nuk e bën për inat ose hatër të dikujt dhe ka sjellë në vëmendje sakrificat e familjes së tij për interesin kombëtar.

“Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar. Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë gjithashtu se puna e tij gjatë dy viteve i ka lehtësuar rrugën pasardhësit. Haradinaj shtoi se e ka bërë Kosovën shtet funksional.

“Sot Kosova është tjetër vend. Kur kam qenë unë mandatar para dy vjetësh ka qenë problematike gjendja në vend, si rendi, ligji, siguria në veri dhe shumë probleme të tjera. Tashmë Albin Kurti e ka livadh, le të flasë çfarë të dojë, sepse Kosova është funksionale. Vonesat për krijimin e qeverisë së re nuk sjellin ndonjë problem në Kosovë. Natyrisht se është mirë që sa më shpejt ta bëjë qeverinë e re, por kështu nuk ka qenë kur e kam marrë unë mandatin. Kosova ka ndryshuar fort për dy vjet të qeverisjes sime”, ka thënë Haradinaj. Ai ka vlerësuar se pasardhësi i tij, do ta ketë më të lehtë që të merret me çështje të tjera. “Ju po e shihni edhe vetë. A ka ndonjë shqetësim në Kosovë? Çdo gjë është funksionale në këtë vend, si në jug e veri, ashtu edhe në lindje e perëndim. Ai të dalë e të thotë çfarë të dojë publikisht. Merret me Sanxhakun, me Maqedoninë, me Tiranën, mos të flasim për të tjerat. Ka nge kryeministri i ardhshëm, i cili do të vijë dhe do të merret me shëndetësi, arsim dhe me i ndalë harxhimet e paarsyeshme që ta ç’kapë shtetin, siç po thotë. Por, prapëseprapë Kosova po funksionon”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar se funksionaliteti i shtetit të Kosovës është dëshmuar edhe në ditën e zgjedhjeve, duke shtuar se institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar integritet të lartë, më 6 tetor duke mos lënduar vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ai ka thënë se gjatë gjithë mandatit ka respektuar opozitën.
“Opozita është trajtuar me respekt gjatë gjithë kohës së qeverisjes time. Asnjë diskriminim apo ndëshkim nuk iu ka bërë opozitës në këtë mandat. Përkundrazi, e kemi respektuar gjatë gjithë mandatit. E kemi respektuar ditën e zgjedhjeve dhe kemi respektuar rezultatin. Kjo është Kosova që e kemi krijuar bashkë. Kjo është meritë e pozitës dhe opozitës. Pra, është meritë edhe e pozitës e cila ka ditë të sillet asisoj që t’i japë hapësirë opozitës që të vijë deri te fitorja. Ka vende të tjera që nuk e lejojnë opozitën të vijë deri te fitorja. Ne i shohim këto në të dyja anët e Kosovës. Këtu nuk e ka penguar dikush opozitën për të fituar, për t’u rritur dhe që të ndihet e lirë”, është shprehur Haradinaj.

Sa i përket rezultatit të subjektit të tij politik në zgjedhjet e 6 tetorit ai tha se gjatë qeverisjes ka prishur shumë plane e ka “dalë kundër shumë erërave të fuqishme” por theksoi se megjithëse nuk është shumicë ka bërë punë për shumicën

“Kam prishur shumë plane dhe kam bërë shumë armiq gjatë dy vjetëve të qeverisjes sime. Kemi dalë kundër shumë erërave të fuqishme. Unë nuk jam shumica sot, por kam bërë punë për shumicën. Nuk kam qenë as në kohën e luftës për liri shumicë, por kemi bërë punë për shumicën. E vërtetë është ajo që thotë Surroi, se UÇK-ja nuk ka qenë shumicë. Por, si pakicë kam kryer mision në shërbim të shumicës. AAK-ja sot nuk është shumicë, por ka kryer punë në funksion të shumicës për qindra vjet”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka punuar si kryeministër për ta përvetësuar shumicën, por për të kryer punë në shërbim të vendit.

“Unë kam punuar për të kryer punë dhe nuk kam punuar për ta përvetësuar qytetarin me votë. Kam punuar që t’ia lë do punë qytetarit tim në themel, të cilat nuk mund t’ia marrë askush. Asnjë resurs i Kosovës nuk është sot i kontestuar prej ndonjë vendi tjetër ose prej dikujt që pretendon se ka hise në Kosovë. Ushtria, energjia dhe taksa, këto janë punët që ne i kemi bërë”, ka vlerësuar Haradinaj. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
“Shqiptarët nën 20% në Maqedoninë e Veriut”, reagon Prendarovksi

"Shqiptarët nën 20% në Maqedoninë e Veriut", reagon Prendarovksi

Mesazhet e Krishtlindjeve

Mesazhet e Krishtlindjeve

Rusia apelon vendimin e WADA: Do të jemi në Lojërat Olimpike të Tokios

Rusia apelon vendimin e WADA: Do të jemi në Lojërat Olimpike të Tokios
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}