Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fali penalitetin 1 milion euro, PD akuza për ministren Balluku në inceneratorin e Fierit

2022/10/23 at 11:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fali penalitetin 1 milion euro, PD akuza për ministren Balluku në inceneratorin e Fierit

Partia Demokratike vijon të akuzojë qeverinë për aferën e inceneratorëve, ku së fundi sipas saj është implikuar edhe Zv.Kryeministrja Belinda Balluku.


Në një dalje për mediat deputeti Belind Këlliçi tha se ministria e drejtuar nga Balluku ka kryer pagesat dhe nuk ka vendosur penalitete mbi kompaninë, edhe pse kjo e fundit ka dalë nga afatet lidhur me inceneratorin e Fierit.

Sipas Këlliçit, konçensionari sot që flasim, duhet të paguajë një penalitet që shkon në  1 milion euro dhe vazhdon të rritet çdo ditë me 2  mijë e 250 euro.

Deklaratë e deputetit të PD, Belind Këlliçi

Në vijim të denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike për pagesat e marra nga Inceneratori i Fierit, sot bëjmë publik një tjetër SKANDAL ku përfshihet drejtpërdrejtë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtuar nga Belinda Balluku, e cila sigurisht në këtë skandal të rradhës, vijon zbatimin e skenarit të dirigjuar nga Edi Rama.

Në datë 31 Mars 2022, pra 1 vit pasi është deklaruar përfundimi i punimeve për Inceneratorin e Fierit shoqëria supervizore i drejtohet me shkresë Nr. prot 24, kompanisë koncensionare “Integrated Ëaste Treatment Fier” si dhe për dijeni Ministrisë së Infrastrukturës (autoriteti kontraktor) dhe Njësisë së Zbatimit (Arben Kaçorri).

Në shkresë kompania supervizore njofton Kompaninë konçensionare për penalitet të lindur për mosdorëzimin në kohë të impiantit.

Deri në datën 31 Mars 2022 detyrimi që kompania konçensionare i detyrohej shtetit ishte 551 mijë  euro. Kjo për shkak se punimet ndërtimore për realizimin e projektit kanë përfunduar që në muajin mars të 2021 e ndërkohë në mars të 2022, impianti ende nuk është dorëzuar.

Po në të njëjtën shkresë, supervizori njofton kompaninë koncensionare se penaliteti rritet çdo ditë me 2 mijë e 250 euro.

Në datën 29 Prill 2022 supervizori i ridërgon një shkresë me nr. prot 36, shoqërisë konçensionare dhe për dijeni Ministrisë së Infrastrukturës dhe Njësisë së Zbatimit të Projektit.

Në këtë shkresë supervizori sërish ngre shqetësimin se mbetjet nuk po përpunohen pasi nuk ka staf dhe makineri për ta kryer këtë proçes.

Supervizori kërkon dhe gjithashtu dhe marrjen në ruajtje të objektit që të shmangen vjedhjet dhe dëmtimi, pasi mesa duket ka patur të dhëna që në impiantin e Fierit kishte nisur edhe bastisja e kantierit dhe pajisjeve.

 

Në të njëjtën shkresë supervizori rikujton dhe njëherë shumën e penalitetit për shkeljen e afateve të dorëzimit të impiantit.

Në datë 02 qershor 2022 supervizori i përgjigjet Ministrisë së Infrastrukturës ku i rikujton se në maj të vitit 2022 i ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin për punimet dhe situacionet si dhe për punët e pa kryera ende.

Në shkresë citohet se:

A-  vlera e punimeve të papërfunduara për makineri dhe pajisje elektromekanike është 2.886.680 euro (pa tvsh)

B-  vlera e punimeve të papërfunduara për lidhjen me sistemin elektroenergjitik është 79 mijë e 800 euro (pa tvsh)

Supervizori informon në këtë shkresë të qershorit 2022 se duhet të bëhen pagesat pasi pajisjet janë porositur dhe vepra do të quhet e përfunduar 100%.

Në fund supervizori rikujton dhe një herë shkresën e datës 31 mars 2022 ku njoftonte Autoritetin Kontraktor për penalitetin 551  mijë euro që duhet të paguante konçensionari, penalitet i cili rritet me 2 mijë e 250 euro çdo ditë.

Pra është e qartë si drita e diellit që Ministria përgjegjëse nuk i ka vendosur asnjë penalitet kompanisë konçensionare, por ka vendosur të bëjë 100% të pagesave vjetore brenda korrikut 2022.

Mesa duket fushata elektorale po afron dhe Edi Ramës i duhen para për të nisur shitblerjen e votave.

Pra edhe pse në tejkalim të afateve, edhe pse Impianti i Fierit duhej të ishte dorëzuar dhe vënë në punë që në muajin mars të vitit 2021 dhe sot jemi më tetor të 2022, shteti vijon të paguajë rregullisht kompaninë e inceneratorëve fantazëm, ndërkohë që refuzon të penalizojë konçensionarin i cili sot që flasim, penaliteti që duhet të paguajë është 1.000.000 euro dhe vazhdon të rritet çdo ditë me 2  mijë e 250 euro.

Arsyeja se përse ndodh e gjithë kjo vjedhje dhe aferë është mjaft e qartë: Edi Rama së bashku me Erion Veliajn, Arben Ahmetajn, Engjëll Agaçin, Damian Gjiknurin dhe së fundmi Belinda Ballukun, ka ngritur një skemë të pastër të vjedhjes së gjysëm miliardë eurove, nga taksat e qytetarëve shqiptarë, duke varfëruar çdo ditë e më shumë qytetarin e zakonshëm, në kurriz të investitorit “holandez” Klodian Zoto, i cili në fakt shërben vetëm si presta nome i kryeministrit.

I bëjmë sërish thirrje SPAK-ut me regji, të ngrihet në nivelin e pritshmërive të qytetarëve, të vendosë një herë të vetme standard të njëjtë në gjykim, të administrojnë qoftë edhe vetëm provat e bëra publike nga selia e PD për aferën më të madhe korruptive të shekullit dhe të mos vijojë me skenarin e Edi Ramës për arrestime periferike të cironkave të kësaj afere, pasi peshkaqenët aty i kanë, njërin në Bashki e tjetrin në Qeveri.



Ju sugjerojmë

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë

4 Korrik, 2025 11:03 am
Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?
Aktualitet

Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit/ Meteorologu: Sot 41 gradë në Elbasan..

4 Korrik, 2025 11:00 am
Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona
Bota

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona

4 Korrik, 2025 10:53 am
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trump shpreh zhgënjim pas bisedës me Putinin

4 Korrik, 2025 10:49 am
Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat
Aktualitet

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat

4 Korrik, 2025 10:32 am
Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare
Aktualitet

Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare

4 Korrik, 2025 10:30 am
Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet
Bota

Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet

4 Korrik, 2025 10:25 am
Rama, një orë takim me kandidatët socialistë në selinë rozë
Aktualitet

Rama, një orë takim me kandidatët socialistë në selinë rozë

4 Korrik, 2025 10:17 am
Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj
Aktualitet

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 Korrik, 2025 10:11 am
Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
Aktualitet

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

4 Korrik, 2025 9:59 am
Para
Parashikimi i motit, 9 tetor 2022

Parashikimi i motit, si do të mbyllet muaji tetor

Baste sportive përmes celularëve, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

Baste sportive përmes celularëve, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

Flamujt e Rrugës së Bogdanëve, më internacionale se vetë Rruga e Ambasadave

Flamujt e Rrugës së Bogdanëve, më internacionale se vetë Rruga e Ambasadave
















TE FUNDIT

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë
4 Korrik, 2025

Një ditë pas vizitës së papritur të kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, kanë nisur largimet në këtë bashki....

Lexo më shumë

Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit/ Meteorologu: Sot 41 gradë në Elbasan..

Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?
4 Korrik, 2025

Shqipëria nën ndikimin e temperaturave të pazakonta. Vala e të nxehtit pritet të ngjisë termometrin në Elbasan në 41 gradë...

Lexo më shumë

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona
4 Korrik, 2025

Ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kishën Gondomar të Portugalisë trupi i futbollistit portugez Diogo Jota së bashku me atë...

Lexo më shumë

Trump shpreh zhgënjim pas bisedës me Putinin

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
4 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, biseduan për Iranin, Ukrainën dhe çështje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com