Sport

“Faleminderit Lazio ime”, Strakosha largohet në Premier League


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:23 - 22/05/22 |
Opi Nion

Ndeshja ndaj Veronës, ishte e fundit për portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha me fanellën e Lazio.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale gardiani i dha lamtumirën skuadrës së kryeqyteti italian. Falenderimi në postimin e tij është edhe disi emocional duke falenderuar shokët e skuadrës, trajnerët dhe stafin.

“Faleminderit Lazio ime, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time. Të uroj gjithmonë fat të mbarë”, u shpreh Strakosha.

27-vjeçari ka arritur akordin me skuadrën e sapo ngjitur në Premier League, Fulham, ku do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

Tv Klan

Pas