Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Excelsior” 1939/ Intervista me motrat e mbretit Zog në Marsejë

2019/05/08 at 9:59 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Excelsior” 1939/ Intervista me motrat e mbretit Zog në Marsejë

“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 5 korrikut 1939, në ballinë, intervistën ekskluzive të gazetarit André Guerber me motrat e mbretit Zog, Ruhijen, Myzejenin dhe Maxhiden, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në Marsejë, tri princesha të reja ecnin në natën e mjegullt…

… Ato ishin motrat e mbretit të Shqipërisë në kërkim të një toke strehimi.

(Nga i dërguari ynë special)

Marsejë, 4 korrik. — Nata sapo ka rënë në Portin e Vjetër dhe, tashmë, Notre Dame-de-la-Garde është zhytur në errësirë. Ura kaluese e trageteve, aq e lëvizshme ditën, duket e vdekur, interte.

Por nga larg duket silueta e “Cairo City”, që vjen nga Athina, me, në bord, tri princeshat në mërgim : motrat e ish mbretit Zog të Shqipërisë.

Pak nga pak, anija u afrua në bregun e errët dhe të trazuar. Udhëtarët fillojnë të zbresin, për të shkelur tokën franceze. Në zbarkim, pak njerëz në pritje të udhëtarëve. Duket se ne e kemi harruar tashmë ditën kur Shqipëria u fshi nga harta e kombeve të pavarura.

Tri gra sapo arritën në dalje, tri brune me sy të zjarrtë, të veshura me pallto prej gëzofi. Të zbehta, pak të brengosura, ato i japin njëra-tjetrës krahun e tyre, dhe shikojnë, të magjepsura, qytetin e madh, Marsejën ! Tirana gjendet larg me sheshin e madh dhe xhaminë e saj !

Sot, është një tokë miqësore, por gjithsesi një vend strehimi, i cili i mirëpret.

Ato që ishin tri amazonat e Evropës nuk janë më veçse gra si të tjerat.

Ato hezitonin të largoheshin. U afrova dhe pashë në sytë e tyre një trishtim të pafund.

Më e madhia nga të tri motrat, Myzejeni, më pak melankolike, ndoshta se dy motrat e saj, e kishte vënë re lojën time. Ajo buzëqeshi dhe pastaj foli ngadalë, duke kërkuar fjalët e saj :

— “Në emër të vëllait tonë, mbretit Zog,” tha ajo, “dhe në emrin tonë, ne e falënderojmë Francën për pritjen e saj të përzemërt për të mërguarit e shkretë që po kërkojnë një vend azili. Që nga pushtimi i vendit tonë nga italianët, ne vazhdojmë të udhëtojmë nëpër vende të huaja në kërkim të harresës.”

Tani fola me princeshën Maxhide, më e bukura nga tri motrat, e cila dukej e tronditur.

— A keni ndërmend të qëndroni në Francë ?

— Jo, jo për momentin; ne do të largohemi pas disa orësh për në Angli, ku qeveria e Madhërisë së Saj na ka ofruar me mirësi një mikpritje bujare.

Princeshat e tretë shqiptare që do të përgjigjet, Ruhija, fillon, gjithashtu, duke buzëqeshur.

— “A keni menduar,” e pyeta, “të qëndroni përgjithmonë në Angli” ?

Me këtë pyetje, buzëqeshja e saj simpatike u zhduk për t’u zëvendësuar me një shprehje urrejtjeje të ashpër. E preka në një pikë të dobët…

— “Ndoshta imagjinojnë,” vazhdoi ajo, “se vendi ynë është pushtuar përfundimisht dhe i nënshtruar ndaj italianëve. Çfarë gabimi ! Asnjëherë, shikoni, se ne nuk e kemi humbur shpresën në popullin tonë. Ai, ashtu si ne, ishte i befasuar dhe nuk mund t’i rezistonte të gjithë këtij dislokimi të forcave luftarake. Por sot, ai po zgjohet nga gjendja e tij letargjike dhe ka filluar të reagojë, kështu pushtuesit mund të fillojnë ta marrin vesh.”

— Kur mbreti Zog, vëllai juaj, do të bashkohet me gruan dhe fëmijën e tij pranë jush ?

Pyetja ime mbeti pa përgjigje. Por, para ardhjes së princeshave të Shqipërisë, kisha dëgjuar një bisedë mes dy burrave që duhej të ishin shumë të informuar. Njëri foli anglisht, ndërsa tjetri serbisht; nëpërmjet një përkthyesi, kuptova se mbreti së shpejti do të bashkohej me motrat e tij në Angli.

Por tashmë të tri princeshat ishin larguar, nisur drejt një vendi azili, që ato do ta braktisin një ditë, nëse fati dëshiron…

André Guerber

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1939-intervista-me-motrat-e-mbretit-zog-ne-marseje-pas-zbritjes-nga-anija-cairo-city

Etiketa: intervistamarsejembreti zog

Ju sugjerojmë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Para
Foto Lajm/ Betohet Kujtim Gjuzi, deputeti vesh këpucë të kuqe

Foto Lajm/ Betohet Kujtim Gjuzi, deputeti vesh këpucë të kuqe

E pyesin për rikthim me Aniston, përgjigjia e Brad Pitt është epike

E pyesin për rikthim me Aniston, përgjigjia e Brad Pitt është epike

Indrit Hoxha refuzon betimin në Parlament

Indrit Hoxha refuzon betimin në Parlament

TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com