Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Evropianët rrisin importet e armëve, SHBA-të rrisin eksportet

2023/03/13 at 4:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Evropianët rrisin importet e armëve, SHBA-të rrisin eksportet

Shtetet evropiane rritën importet e tyre të armëve të rënda me 47% në pesë vitet e fundit tha sot një institut me seli në Stokholm.


Eksportet globale të armëve nga Shtetet e Bashkuara shënuan rritje ndërsa eksportet ruse kanë shënuar rënie pasi për Moskën përparësi do të ketë furnizimi i forcave të saj që luftojnë në Ukrainë.

Sipas të njëjtit institut suedez zvogëlimi i eksporteve të armëve ruse vjen edhe si rezultat i sanksioneve ndaj Rusisë.

Shtetet Evropiane i kanë shtuar me 47% blerjet e armëve të rënda për periudhën 5 vjeçare 2017-2022, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë rritur eksportin nga 33% në 40%, sipas Instituti Ndërkombëtar të Studimit të Paqes me seli në Stokholm, SIPRI.

Megjithëse shitjet e armëve kanë shënuar rënie globalisht, në Evropë ato janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës në Ukrainë dhe tensioneve të shumicës së shteteve evropiane me Rusinë.

Shtetet evropiane që janë anëtare të NATO-s i kanë rritur importet e tyre të armëve edhe më shumë, me 65% krahasuar me periudhën e mëparshme pesëvjeçare. Por në mbarë botën, shitjet e armëve kanë shënuan një rënie prej 5.1%.

Shifrat e institutit suedez përfshijnë armët e rënda si avionët, anijet luftarake, tanket, artilerinë, raketat dhe sisteme të ndryshme të mbrojtjes.

“Shtetet evropiane rritën aftësitë ushtarake të tyre nga viti 2014, pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Natyrisht në vitin 2022, ne shohim një përshpejtim të mëtejshëm të këtij procesi ku shtetet evropiane duan të kenë më shumë armë dhe duan t’i kenë ato më shpejt”, tha Pieter D. Wezeman, hulumtues tek Instituti Ndërkombëtar për Studimin e Paqes me seli në Stokholm.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë qenë eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë gjatë tre dekadave të fundit.

Sipas SIPRI-t, SHBA-të zënë 40% të eksporteve globale të armëve ndërsa eksportet ruse shënuan rënie nga 22% në 16%.

“Ne shohim se SHBA-ja është bërë edhe më e rëndësishme si furnizues armësh për shumë vende të botës se sa ishte më parë. Në statistikat tona, eksportet amerikane të armëve përbënin 40 për qind të totalit të eksporteve botërore gjatë pesë viteve të fundit. Në të njëjtën kohë, ne shohim se eksportet ruse të armëve janë dukshëm në rënie”, tha hulumtuesi i SIPRA-s, Pieter D. Wezeman.

Sipas zotit Wezeman, “ka të ngjarë që agresioni rus në Ukrainë të kufizojë edhe më tej eksportet e armëve të Rusisë”.

Kjo, sipas tij, ndodh për shkak se “Rusia do të ketë përparësi furnizimin e forcave të saj të armatosura dhe kërkesa nga shtetet e tjera do të mbetet e ulët për shkak të sanksioneve tregtare ndaj Rusisë”./ VOA



Ju sugjerojmë

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
Politikë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

14 Korrik, 2026 12:27 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Para
Lideri çeçen i shpreh besnikërinë Putinit: Ushtarët tanë nuk do iu braktisin

Lideri çeçen i shpreh besnikërinë Putinit: Ushtarët tanë nuk do iu braktisin

Marrëveshja diplomatike Arabi Saudite-Iran, lëvizja e tyre në të gjithë rajonin

Marrëveshja diplomatike Arabi Saudite-Iran, lëvizja e tyre në të gjithë rajonin

Tiranë/Makina e policisë përplaset me “BMW”-në, 4 të plagosur, mes tyre 2 efektivë

Aksident në rrugën Levan-Vlorë, ka të plagosur
















TE FUNDIT

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
14 Korrik, 2026

Çmimet e naftës në bursa  janë rritur në nivelin më të lartë në një muaj pas shtimit të sulmeve midis...

Lexo më shumë

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
14 Korrik, 2026

Komisioni Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mban sot mbledhjen e radhës dhe mes diskutimeve ishte edhe Shqyrtimi i...

Lexo më shumë

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
14 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione të reja ndaj Kubës, duke shtuar Ministrinë Kubane të Turizmit në listën...

Lexo më shumë

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
14 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian dhe Ukraina hapën të martën një grup të ri negociatash, si pjesë e procesit që vendi të anëtarësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}