Bota

Evropa përballet me rritjen e rasteve me COVID, Madridi rivendos kufizimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 03/10/20 |
Opi Nion

Pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, Spanja ka vendosur të rikthejë masat kufizuese në Madrid.

Kufizimet e reja në Spanjë do ta vendosin kryeqytetin dhe rajonin përreth tij, një zonë me më shumë se 6 milion njerëz, përsëri në bllokim të pjesshëm, duke e bërë atë kryeqytetin e parë evropian që rivendos kufizimin.

Rajoni i Madridit ka 859 raste në 100,000 njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Madrid dhe nëntë komuna përreth do të mbyllin kufijt për të huajt për vizita jo-emergjente, por do të lejohen udhëtime për punë, shkollë, takime mjekësore dhe blerje.

Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Barnave tha se kishte filluar një rishikim të sigurisë pasi disa pacientë që merrnin ilaçin koronavirus remdesivir raportuan probleme serioze në veshka.

Spanja, e cila ishte një nga vendet më të goditura gjatë valës së parë, ka regjistruar më shumë se 32,000 vdekje midis gati 790,000 infeksioneve në pandemi, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Pas