Bota

Konflikti me Azerbajxhanin, ushtarët armenë ngrenë flamurin e bardhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:33 - 03/10/20 |
Opi Nion

Vijon të përshkallëzohet konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorno Karabakhut, ndërsa raportohet për viktima nga të dyja anët.

Krahas terrenit, shtetet janë duke luftuar edhe në rrjetet sociale dhe mediat online duke publikuar foto dhe video nga sulmet ndaj ushtrive kundërshtare.

Së fundmi, mediat kanë publikuar pamjet e marrjes së një pozicioni të ushtrisë armene duke kapur rob edhe disa ushtarë, të cilët kishin ngritur flamurin e bardhë me qëllim dorëzimin.

Ndërkohë, në një video tjetër duket një ushtar armen i vrarë, i cili ka lidhur këmbën me zinxhir në bunkerin e tij.

Nuk dihet nëse i riu e ka lidhur këmbën vetë me qëllim që të mos lëshojë frontin apo e kanë lidhur eprorët, megjithatë pamjet kanë shkaktuar mjaft komente në rrjetet sociale.

Pas