TIRANË- Akuza të ashpra ka hedhur deputetja demokrate, Jozefina Topalli edhe ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ku në fokus kishte tenderin e dializës. “Nuk besoj se shqiptarët ju duken një tufë budallenjsht. Sot mund të heshtin por do të vijë dita kur mund të rrokullisni të gjithë”, tha ajo. Më pas u shpreh se “fituesi i koncesionit të dializës (insuficenca renale) me 86 mln dollarë është Evita. Një grua, bashkëshorti i të cilës thotë se është me 6 klasë shkollë dhe vetë Evita me 8-vjeçare apo të mesme. Ata kanë një bar- kafe në periferi të Beratit. Zotërinj deputetë, këta janë fituesit e tenderit të dializës?. Sigurisht këto euro nuk i ka marrë Evita por djali i xhaxhait të saj, drejtor i Spitalit Amerikan, që sot është me Ramën në Hong Kong”, perfundoi Topalli.
Aktualitet
“Evita me 8-vjeçare fitoi tenderin 86 mln USD të Dializës”

Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
>> KËTU <<
KOMENTO (0)