-Kulturë

Eurovision, ja finalistët e natës së parë


               Publikuar në : 10:37 - 15/05/19 |
xhu lia

Mbrëmjen që lamë pas u zhvillua nata e parë e festivalit të Eurovision, ku kënduan gjysmë-finalistët e parë. Spektaklin e hapi këngëtarja Netta me këngën “Toy”, e cila ishte fituese e këtij kompeticioni vitin e kaluar, duke dhuruar atmosferë.

Në natën e parë u ngjitën në skenën e këtij kompeticioni këto vende: Qipro, Mali i Zi, Finlanda, Polonia, Slovenia, Republika Çeke, Hungaria, Bjellorusia, Serbia, Belgjika, Gjeorgjia, Australia, Islanda, Estonia, Portugalia, Greqia dhe San Marino.

Pas performancës të të gjithë këngëtarëve të gjysmë-finales së parë u kualifikuan këto 10 shtete: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Ndërkohë Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izrael kanë kaluar automatikisht në finale e 18 majit.

Këtë vit Eurovision u prezantua nga Erez Tal, Assi Azar, Lucy Ayoub dhe supermodelja e njohur Bar Rafaeli.

Më 16 maj pritet të mbahet gjysmë-finalja e dytë ku mes vendeve të mbetura për të performuar është edhe Shqipëria me përfaqësuesen e saj që këtë vit është këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Kthehu Tokës”./Opinion.al/

 

 

 

Pas