Aktualitet

Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Fadil Kasemin


               Publikuar në : 11:25 - 15/05/19 |
xhu lia

Gjykata e Apelit ka lënë sot në fuqi vendimin e marrë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Fadil Kasemin, duke e lënë me burgim të përjetshëm.

Në gusht të 2017 Fadil Kasemi vrau bashkëshorten e tij gjyqtaren Fildes Hafizi. Fadil Kasemi qëlloi për vdekje ish-gjyqtaren Fildes Hafizi në përpjekjen e tij të dytë, pas mosmarrëveshjeve në çift dhe ndarjes prej saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

“Jam i penduar. Kërkoj drejtësi. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe nuk dua falje nga ata. Dua vetëm të pranojnë ndihma financiare nga hallat dhe xhajat”, u shpreh në atë kohë Fadil Kasemi./ Opinion.al

Pas