Bota

Europol paralajmëron vendet e BE-së


               Publikuar në : 10:04 - 16/06/19 |
geliano fataj

Pas humbjeve në Siri, milicët xhihadistë kërkojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen e grave si në luftën në front, edhe për atentate në shtetet e perëndimit.

Numri i terroristeve femra do rritet, paralajmëron Europoli.

“Gratë do të luajnë një rol më të madh jo vetëm për të qenë pjesë e xhihadit, por ato do të jenë më aktive edhe në media, në shërbimin shëndetësor dhe arsim. Ky qëndrim e dallon IS-in dukshëm nga organizata të tjera radikale islamiste, si talibanët në Afganistan apo Boko Haram që është aktiv në Afrikë”, tha drejtoresha e Europolit.

Arsyet, pse pikërisht femrat nga perëndimi iu bashkëngjitën IS-it nuk janë shqyrtuar nga Europol.

Vitin e kaluar 15% e ish-luftëtarëve të organizatës terroriste “Shteti Islamik” që u dënuan në Bashkimin Europian kanë qenë femra. Tendenca është në rritje./ Opinion.al

Pas