Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’është atdheu?

2017/11/12 at 10:52 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Ç’është atdheu?

Ku është atdheu? Ndodhet ai majtas apo djathtas? Eshtë ai fqinjësi, pyje, fusha, kombi vetiak, Europa apo e gjithë bota? Eshtë ai një kujtim ndaj fëmijërisë, apo shpresë për të ardhmen?

Në veshët e shumë gjermanëve fjala atdhe tringëllonte e konsumuar po ashtu si kofshë derri, birrë, apo xhumaxhuxh oborri. Por edhe si antisemitizëm, kryq i thyer dhe strehimore refugjatësh që digjen. ishin nazistët, që konceptin e atdheut e vendosën në qendër të ideologjisë së tyre dhe janë neo-nazistët e ekstremit të djathtë NPD (Partia Nacional-Demokrate), që e quajnë veten “partia sociale e atdheut”. Eshtë partia populiste e djathtë AfD, që do ta mbrojë atdheun gjerman prej refugjatëve. Nëse është e nevojshme ajo do ta bëjë këtë edhe duke qëlluar ndaj fëmijve në kufirin gjerman. E ashtu si për çdo temë që angazhohet AfD-ja, partitë e tjera ndihen të detyruara të pëfshijnë edhe ato në agjendën e tyre.

Pasi kandidatja kryesore e partisë ekologjiste Katrin Göring-Eckhardt në kongresin e vogël të partisë tha: “Ne e duam këtë vend. Eshtë atdheu ynë. Këtë atdhe nuk duhet ta përçajmë”, në parti u diskutua shumë. A mundet që koncepti atdhe të ketë konotacion pozitiv në Gjermani? Baza e ekologjistëve e ka të vështirë me fjalën “atdhe”, kryesia e partisë ekologjiste ka ende shumë plane me këtë. “Atdheu” duhet të jetë hallka lidhëse e koalicionit të ardhshëm mes CDU/CSU, FDP (Liberal-Demokratët) dhe ekologjistët. Me atdhe në këtë frymë kihet parasysh Gjermania. E prej kësaj rjedh detyrimisht pyetja, se për kë mund të jetë Gjermania atdhe dhe për kë jo.

Një koncept pa qeder apo i rrezikshëm?

Ka njerëz, që kanë lindur në një vend, jetojnë atje gjatë gjithë jetës dhe e quajnë këtë vend atdhe. Ka njerëz, për të cilët atdheu është një burg, prej nga ata largohen dhe më së shumti e vizitojnë atë nga ndjenja e detyrimit vetëm për Krishtlindje. Ka njerëz që e humbasin atdheun e tyre dhe detyrohen të arratisen. Këta njerëz nuk kanë privilegjin të vendosin nëse duan të qendrojnë në atdheun e tyre. E atyre që u ecën ters, priten në një vend tjetër nga njerëzit, të cilët duan ta mbrojnë “atdheun e tyre” prej “të huajve” dhe ky vend asnjëehrë nuk mund të bëhet atdhe për ta.

Në gjuhën e përditshme fjala atdhe është një koncept pa qeder. Shumica e njerëzve e përshkruajnë atë me vendin, ku janë rritur dhe e lidhin me kujtime ose me një vend, ku ata ndihen si në shtëpi. Në politikë ky koncept është më i rrezikshëm dhe përjashtues, pasi populistët e djathtë në mbarë Europën e vendosin në qendër të ideologjisë së tyre.

Pa atdhe askund

Si fëmijë mua më thonin, që Serbia është atdheu im, pra unë isha krenar të jem serb. Unë mbaja në qafë një kryq ortodoks dhe një stemë serbe.  Por në këtë kohë unë asnjëherë nuk kisha qenë në Serbi. Familja ime vjen nga Bosnjë-Hercegovina. E përderisa atje kishte luftë, ne jetonim në Gjermaninë.

Ishte daja im, një kroat, i cili na mori ne në Reutlingen dhe e ndihmoi babain tim të gjejë  një punë në ndërtim. Ndërkohë që 1000 km larg serbët dhe kroatët masakronin e dëbonin njeri-tjetrin reciprokisht, ne jetonim në paqe si familje.

Ndërsa Kroacia zuri vendin e tretë në Kampionati Botëror të Futbollit më 1998, unë brohorisja. Gjatë udhëtimit të kolonës së makinave të tifozëve unë si nëntë vjeçar isha ulur pas dhe valëvisja flamurin kroat nga dritaret e makinës. Flamuri kroat në dorë, stema serbe në qafë – për mua kjo nuk përbënte kundërthënie. Lufta nuk më interesonte mua. Vetëm vonë unë mësova, se portieri i shkëlqyer Davor Šuker pozonte para varrit të udhëheqësit të Ustashëve Ante Pavelić, nën drejtimin e të cilit qindra miëjra hebrej, serbë, romë e opozitarë u shfarosën.

Unë preokupohesha prej luftrave pasuese jugosllave dhe me krimet që u kryen në emër të Serbisë. Spastrimet etnike, përdhunimet sistematike, rrethimi i Sarajevës, Srebrenica. Të jetë ky atdheu im? Më mirë jo, vendosa unë. Unë mora stemën e hoqa nga varësja dhe e mbylla në sirtar. Edhe sot e kësaj dite ajo ndodhet atje. Atdheu u bë për mua diçka e keqe. Diçka për të cilin njerëzit janë të gatshëm të ndjekin urdhëra mizore dhe të vrasin.

Pasaporta, atdheu dhe të drejtat

Unë jetoj në Gjermani qëkurse mendoj. Koha më përpara nuk më kujtohet. Megjithatë Gjermania nuk u bë atdheu im. Eshtë e vështirë të ndihesh si në shtëpi, kur kërcënohesh të të kthejnë. Të të dëbojnë për në një vend, që e njeh vetëm sepse ke kaluar pushimet e verës atje dhe gjuhën e të cilit nuk e flet. Për shumicën e miqve të mi patenta ishte dokumenti më i rëndësishëm, që morën kur mbushën 18 vjeç. Për mua ishte leja e pakufizuar e qendrimit.

Sot unë jetoj në Berlin dhe jam gjerman. Nuk është diçka me të cilën krenohem, apo turpërohem. Eshtë thjeshtë vendi, ku unë jetoj. Pasaporta gjermane nuk më ka dhënë mua atdhe, por të drejta. Të drejtën të udhëtoj dhe të votoj. Të drejtën të jem një subjekt politik brenda territorit, ku jetoj. Kjo nuk tingëllon ngrohtë si atdhe, por për mua është më e rëndësishme.

Në fund të “Parimi i Shprresës” të Ernst Bloch është fjalia: “Kështu në botë krijohet diçka, që shfaqet vetëm në fëmijëri dhe atje ku askush nuk ka qenë: atdheu.” Bloch u largua nga perandoria gjermane, sepse ai ishte kundër Luftës së Parë Botërore. Ai u arratis prej nazistëve, seose ishte hebre dhe emigroi nga RDGJ-ja, pasi u konfrontua me regjimin e SED (Partia e Bashkuar Socialiste në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë).

Për Bloch atdheu nuk ishte vendi, në të cilin u lind, apo kombi të cilit i përket, por një kujtim dhe mall për fëmiëjrinë dhe shpresën në një të ardhme, që duhet të fitohet. Një utopi, në të cilën nuk ka qenë asnjë njeri. Në veshët e mi kjo tingëllon më mirë se sa kofshë derri, xhuxh i oborrit apo ministria e atdheut. / Deutsche Welle

Krsto Lazarevic ka lindur në Bosnjë-Hercegovinë dhe është arratisur si fëmijë me familjen në Gjermani në kohën e luftës. Ai jeton sot në Berlin, punon si gazetar dhe publicist, shkruan për media të ndryshme gjermane.


Etiketa: atdheudeutsche welleeuropaKrsto Lazareviç


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Rusi 2018, ja kush jane 26 të kualifikuarit deri në këto momente 

Rusi 2018, ja kush jane 26 të kualifikuarit deri në këto momente 

Foto/ Ky është babai i dy fëmijëve i vrarë nga fqinja e droguar në Greqi 

Foto/ Ky është babai i dy fëmijëve i vrarë nga fqinja e droguar në Greqi 

Video/ Kapriçot e motit, mjegulla mbulon veriun e vendit 

Video/ Kapriçot e motit, mjegulla mbulon veriun e vendit 
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}